Data: 02.09.2020

Këshilli i Bashkësisë Islame i Mitrovicës shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Gushavcë;
  2. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Lipë;
  3. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Rahovë;
  4. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Bajgorë;
  5. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Koshtovë;
  6. Udhëheqës i Departamentit të të Rinjve në KBI – Mitrovicë;
  7. Udhëheqëse e Departamentit të Gruas në KBI – Mitrovicë.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
  2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
  3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
  4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
  5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
  6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
  7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  • Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikata shëndetësore;
  • Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
  • Vërtetimi për përvojën e punës;
  • Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
  • CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
  • Letërnjoftimi (fotokopje).

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…