Konkurs

28.07.2020
Kësilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, në mbledhjen e vet të mbajtur më 27.07.2020, duke u mbështetur në konstatimin e Kryesisë së BIRK-ut me nr. 720/20, mori vendim të rishpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës:

1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës


Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit;

2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;

3. Të shquhen për fetaritet e virtyte humane dhe për aftësi organizative;

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;

6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës;

7. Të ketë përvojë pune së paku 3 vjet në Bashkësinë Islame për ata që kanë të kryer fakultetin dhe 5 vjet për ata që kanë të kryer medresenë.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;

* Certifikata e lindjes;

* Certifikata shëndetësore;

* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;

* Vërtetimi për përvojën e punës;

* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;

* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim professional;

* Letërnjoftimi (fotokopje).

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Anulim i konkursit

    Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë anulon konkursin e shpallur me datë 17.08.2020 për p…
  • Konkurs

    Data: 02.09.2020 Këshilli i Bashkësisë Islame i Mitrovicës shpall: K O N K U R S Për plotë…
  • Konkurs

    Data: 25.08.2020 Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit shpall: K O N K U R S Për plotësi…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Anulim i konkursit

Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë anulon konkursin e shpallur me datë 17.08.2020 për p…