Konkurs 24.06.2020 Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti, shpallë: K O N K U R S Për plotësimin e vendit të lirë të punës : Imam, hatib dhe mualim – xhamia në Remnik. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: 1.Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës); 2.T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit; 3.Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare; 4.Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht; 5.Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar; 6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës; 7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës. Dokumentet e nëvojshme: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;* Certifikata e lindjes;* Certifikata shëndetësore;* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;* Vërtetimi për përvojën e punës;* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;* Letërnjoftimi (fotokopje);Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti. Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikuar në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.