Prishtinë, 1 korrik 2020

Drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese nga Kryesia e BIRK- ut, Ramadan Shkodra i shoqëruar nga përgjegjësi për literaturë Agim Gashi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren ku u prit nga kryetar i këtij Këshilli Besim ef. Berisha kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo dhe Referenti – përgjegjës për literaturë Erol ef. Raka. Drejtori Shkodra gjatë vizitës diskutoi mbi gjendjen aktuale rreth literaturës dhe botimeve të Kryesisë në KBI-në e Prizrenit. Gjatë takimit, u diskutuan aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me distribuimin sa më të mirë në terren të botimeve të Bashkësisë Islame, përfshirë revistën mujore “Dituria Islame”, revistën tre mujore “Edukata Islame”, si dhe të gjithë titujt e tjerë. Siç dihet, Bashkësia Islame e Kosovës, prej themelimit, vazhdon të botojë libra të ndryshëm, gjithnjë duke u munduar ta përmbushë obligimin ndaj besimtarëve islamë, por gjithnjë sfidë mbetet arritja e këtyre titujve apo botimeve deri te xhemati, për të cilin janë të dedikuar. Ishte brengë e përbashkët se kjo kohë e internetit, në një masë të caktuar e ka sprovuar dashurinë për leximin e librave, por gjithashtu ndamë mendimin se libri është i pazëvendësueshmë dhe ai duhet të depërtojë te besimtarët islamë.

Vizita të ngjashme do të zhvillohen edhe nëpër Këshillat e BI gjithandej Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…