Konkurs 10 qershor 2020 Këshilli i Bashkësisë Islame i Malishevës shpall:K O N K U R SPër plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës:1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit;2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;3. Të shquhen për fetaritet e virtyte humane dhe për aftësi organizative;4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës; 7. Të ketë përvojë pune së paku 3 vjet në Bashkësinë Islame për ata që kanë të kryer fakultetin dhe 5 vjet për ata që kanë të kryer medresenë. Dokumentet e kërkuara:Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;* Certifikata e lindjes;* Certifikata shëndetësore;* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;* Vërtetimi për përvojën e punës;* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim professional;* Letërnjoftimi (fotokopje).Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!Vërejtje:Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë.Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.