Prishtinë, 2 korrik 2016
Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë ka organizuar iftar, ku morën pjesë strukturat e Komunës së Kamenicës, me në krye me Begzad Sinanin, pastaj përfaqësues të policisë së Kosovës, shoqëria civile, imamë dhe shumë xhematlinj të tjerë. Në emër të Kryesisë së BIK-ut mori pjesë Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, i cili në emër të myftiut Tërnava edhe i përshëndeti të pranishmit dhe mbajti një fjalë rasti.

“Organizime të tilla të iftareve vetëm sa e shtojnë edhe më bereqetin dhe dashurinë mes nesh, në këtë muaj të rahmetit e bereqetit, dhe na e kujtojnë se Islami është fe që i bashkon dhe lidh njerëzit, dhe se mësimet e veta janë të ndërtuara mbi paqe, dashuri, vëllazëri, harmoni e tolerancë”, ka thënë dekani Rexhepi.
Ky organizim i mbrëmshëm shpërfaq një simbolikë të mirë të grumbullimit të mbi 650 agjëruesve të të gjitha shtresave të Kamenicës.{gallery}kmniftar{/gallery}

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…