NJOFTIM PËR OPINION Prishtinë, 3 korrik 2016DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, TË MARTËN MË 5 KORRIK 2016Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë, më 4 korrik 2016.Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 5 korrik 2016. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.Manifestimi fillon në ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Sulejman ef. Fejzullahi. Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut.Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë. MYFTIU TËRNAVA ORGANIZON PRITJE PËRURIMI PËR FITËR- BAJRAMMe rastin e Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 05 korrik 2016, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.Me fat festa e Fitër-Bajramit!