Prishtinë, më 2 gusht 2023

Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit ka organizuar sot një takim me bashkatdhetarët tanë që gjenden në diasporë. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, u uroi mirëseardhje në vendlindje të gjithë bashkatdhetarëve duke u dëshiruar shëndet e pushime të mira në Kosovë.

Ai vlerësoi lart dhe falënderoi të gjithë bashkatdhetarët për kontributin e tyre të dhënë në periudha të ndryshme për Kosovën në përgjithësi, por edhe për institucionin e Bashkësisë Islame në veçanti.

Në emër të Këshillit të BI-së së Gjilanit, të pranishmit i përshëndeti kryetari i këtij Këshilli, Naim ef. Aliu, i cili tha se ju si bashkatdhetarë gjithmonë keni qenë pranë familjeve tuaja dhe pranë nesh si institucion sa herë që është kërkuar një gjë e tillë, duke shprehur kështu falënderimin e tij edhe për ndihmën e ofruar për ndërtimin e disa xhamive në Gjilan.

Ndërkaq imami, Xheladin ef. Leka, në emër të bashkatdhetarëve, foli rreth rëndësisë dhe vlerës që ka uniteti dhe bashkëpunimi ndërmjet xhematit dhe qendrave islame në diasporë. Ai tha se vetëm kështu të bashkuar kemi arritur që t’i kemi këto xhami dhe këto qendra që sot i gëzojmë, andaj kërkohet prej nesh që një vëllazërim dhe një bashkim të tillë ta ruajmë dhe ta kultivojmë edhe në të ardhmen.

Në fund të takimit u shtrua edhe një drekë për të pranishmit.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…