Prishtinë, 13 korrik 2015
Mbrëmë, në ambientet e Medresesë së Mesme “Alaudin”, Kryesia e BIK-ut shtroi iftar për mërgimtarët dhe përfaqësuesit e qendrave islame shqiptare që veprojnë në Diasporë.

Fillimisht, kryetari i Kuvendi të BIK-ut, Ajni ef. Sinani i falënderoi dhe u dëshiroi mirëseardhje e qëndrim të këndshëm në atdhe gjithë pjesëmarrësve, për t’i lënë radhën ministrit për Diasporën në Qeverinë e Kosovës, z. Valon Muratit, i cili mërgimtarë tanë që këtë Ramazan janë në vendlindje i përshëndeti përzemërsisht, duke çmuar lartë kontributin e mërgatës sonë në përgjithësi për Kosovën. Z. Murati foli edhe për angazhimet e Ministrisë së Diasporës dhe Kabinetit qeveritar për mërgatën tonë.
Ndërsa, drejtuesi për Diasporën në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Ekrem ef. Simnica, pasi i përshëndeti të pranishmit, falënderoi mërgimtarët tanë dhe përfaqësuesit e qendrave islame të Diasporës për ndihëm dhe përkrahjen që kanë dhënë në vazhdimësi për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe zhvillimin e jetës fetare në vend. Z. Simnica tha se edhe shtrimi i iftarit në Medrese ka simbolikën e vet, sepse këtu mërgimtarët tanë kanë mundësi që të shohin kontributet e tyre konkrete.
Pas iftarit drejtuesit e BIK-ut dhe ministri i Diasporës bashkëbiseduan me mërgimtarët, duke u njohur edhe më për së afërmi me shqetësimet dhe brengat e tyre.{gallery}iftarmrgm15{/gallery}

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…