Më 01 tetor 2022, delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, dhe drejtori i Medresesë “Alauddin” në Prishtinë prof. Fadil Hasani, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re “Ebu Hanife” në qytetin Troisdorf të Gjermanisë.

Në këtë ceremoni, në praninë e një numrit të madh të besimtarëve myslimanë nga qyteti i Troisdorfit si dhe nga rrethet e tjera Gjermane, Zvicër, Belgjikë, morën pjesë edhe Reisu Ulema i BFI-së, Shaqir ef, Fetahu, zv.kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare-Gjermani, Rexhep ef. Sulejmani, drejtori për Diasporë pranë BFI-së, Selver ef. Xhemaili, myftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari, kryetari i Komunës së qytetit të Troisdorfit, z. Biba, përfaqësues të kishës Katolike dhe asaj Protestante, si dhe një numër i madh i teologëve dhe imamëve të xhamive të Gjermanisë.

Kjo ceremoni madhështore filloi me leximin e ajeteve kuranore nga imami, Xhelal ef. Kaloshi, më pastaj vazhduan fjalët përshëndetëse të të pranishmëve duke filluar nga kryetari i xhamisë h. Mahir Mustafi, imami i kësaj xhamie, Bedri ef. Syla, reisi BFI-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahu, zv.kryetari i UQIShGj, Rexhep ef. Sylejmani, z. Muhamed Sytari, myftiu i Shkodrës, kryetari i Troisdorfit, z. Biba, përfaqësuesja e kishës Protestante, etj.

Drejtori për Diasporë pranë BIK-ut, Ekrem ef Simnica, përcolli urimet dhe përgëzimet të Kryesisë së BIK-ut dhe Myftiut Tërnava. Ai në fjalën e tij shprehu kënaqësinë dhe nderin që sot gjendet pranë besimtarëve në diasporë. “Kam nderin dhe kënaqësinë, që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saja, në emër të Myftiut Naim ef. Ternava, t’ju drejtohem me një urim e falënderim të veçantë në gëzimin tuaj, në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për iu, për popullatën, mërgimtarët dhe për besimtarët tanë, me rastin e hapjes së xhamisë “Ebu Hanife” në Troisdorf të Gjermanisë. Myslimani e ka atdhe, një vend ku jeton e vepron dhe i lejohet të madhërojë dhe të adhurojë Allahun. Përderisa Islami urdhëron të duhet vendlindja dhe të mos harrohet asnjëherë, në të njëjtën kohë, urdhëron që myslimani të integrohet në shoqëritë në të cilat shpërngulet. Shembulli më i mirë i kësaj që themi është vetë shembulli i Muhamedit a.s., i cili në momentet e lëshimit të Mekës, i mallëngjyer, u kthye nga ajo dhe i thuri vargje dhimbjeje, duke u shprehur se: “po mos të më kishin nxjerrë nga Meka, asnjëherë nuk do kisha dalë nga Ty”, por në të njëjtën kohë u përshtat në formën më të bukur me traditat dhe rendin e medinasve, pa ua prishur atyre mirëqenien, pa i detyruar ata që të ndryshojnë traditat e veta, pa kërkuar prej tyre të ndryshojnë stilin e jetesës.”

Në fjalën e tij, drejtori Simnica më tutje tha se sot, në shoqërinë gjermane, myslimanët janë bërë aktualitet i saj dhe integrimi i tyre, me vlerat dhe besimet që mbajnë. Të parët tanë që filluan të vijnë në këto vise para gjysmëshekulli e më tepër, e kuptuan këtë realitet dhe për të mundur të gjejnë mesin ideal në luftën për ruajtjen e bindjeve dhe integrimin sa më të mirë në shoqërinë vendase e panë se zgjidhja ideale do ishte xhamia. Një xhami ku do mësoheshin fjala e drejtë e Allahut xh.sh. dhe mësimet plot urtësi të Muhamedit a.s. që mësojnë myslimanin të respektojë çdokënd që nga vendi i vet i jep një copë truall për të jetuar dhe të fitojë kafshatën e gojës, një xhami që mëson myslimanin të respektojë secilin, pa dallim bindjeve dhe qëndrimeve të ndryshme nga ai. “Falë lirisë së besimit dhe të drejtës të lirë së adhurimit që shteti demokratik gjerman ua ofron të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim kombësisë dhe përkatësisë, ata gjetën lehtë mënyra të organizohen dhe të kryejnë ritet e tyre fetare në vende të posaçme adhurimi. Sot, si fryt i kësaj lirie dhe të drejte, myslimanët shqiptarë në Gjermani, hapin xhaminë “Ebu Hanife” në Troisdorf, që u ndërtua nga vetë mërgimtarët myslimanë shqiptarë të të gjitha trevave, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Lugina e Preshevës, Bujanovc e Medvegjës. Për gjithë këto të drejta dhe liri, është shumë pak një “faleminderit,”- tha drejtori Simnica.

Xhamia përpos kryerjes së namazit në të, do të shërbejë edhe si një qendër edukative-arsimore për fëmijët tanë shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë

Prishtinë, më 14 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…