Më 22 shtator 2019, në Qendrën Kulturore Islame në Frankfurt am Main, është përkujtuar 40-
vjetori i themelimit të QKI-së dhe 30-vjetori i veprimtarisë së imamit Ahmet ef. Kajoshaj. Në këtë manifestim,
si përfaqësues i kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Ternava, ka marrë
pjesë mr. Ekrem ef. Simnica, drejtor për Diasporë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës
Në këtë shënim përvjetori, përveç drejtorit Simnica, merrnin pjesë edhe përfaqësues të bashkësive islame të vendlindjes si nga Bosnja e Hercegovina, Sanxhaku, Shqipëria. Po ashtu, në këtë tubim morën pjesë edhe bartës të jetës fetare islame nëpër qendra të ndryshme në mërgatë si: krytari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani, Mensur ef. Halili, imam dhe udhëheqës të xhamive nga Gjermania. Po ashtu, prezantuan edhe shumë xhematli të nacionalitetit boshnjak dhe atij shqiptar etj.
Nën udhëheqjen e programit nga ana e imamit Sabri ef. Saliji dhe imamit të kësaj xhamie Ahmed ef. Kajoshaj,
fillimisht mysafirët i përshëndeti imami dhe kryetari i xhamisë, kurse fjalë rasti mbajti edhe përfaqësuesi i
Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica, i cili, pas përshëndetjes dhe urimit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës,
organeve dhe institucioneve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Tërnava, theksoi sidomos virtytin e shqiptarëve gjithandej në shtetet e Perëndimit për kujdesin e veçantë në shprehjen e ndjenjave të tyre fetare islame, gjë që po e dëshmojnë më së miri edhe ndërtimi dhe themelimi i kësaj qendre-xhamie madhështore para 40 vjetëve dhe funksionimi i saj, gjithnjë duke pasur parasysh rrethanat, kohën dhe vendin ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë.
Përfaqësuesi Ekrem ef. Simnica vazhdoi duke porositur se njeriu e ka për të vetin një vend ku jeton e vepron dhe në të cilin i lejohet të madhërojë dhe të adhurojë Allahun. Mësimet islame mbi emigrimin dhe përshtatjen e myslimanit në një truall të ri janë shumë të rëndësishme. Përderisa Islami urdhëron të duhet vendlindja dhe të mos harrohet asnjëherë, në të njëjtën kohë, urdhëron që myslimani të integrohet në shoqëritë në të cilat shpërngulet. Shembulli më i mirë i kësaj që themi është vetë shembulli i Muhamedit a.s., i cili në momentet e lëshimit të Mekës, i mallëngjyer, u kthye nga ajo dhe i thuri vargje dhimbjeje, duke u shprehur se:”… po mos të më kishin dëbuar nga ti, asnjëherë nuk do të isha larguar vetë prej teje”, por në të njëjtën kohë u përshtat në formën më të bukur me traditat dhe rendin e medinasve pa u prishur atyre mirëqenien, pa i detyruar ata që të ndryshojnë traditat e veta, pa kërkuar prej tyre të ndryshojnë stilin e jetesës, kështu vërehet se keni punuar dhe vepruar edhe ju imam i nderuar Ahme def. Kajoshaj, kryesia dhe xhemati juaj.
Të nderuar të pranishëm, sot, në shoqërinë Gjermane, myslimanët janë bërë aktualitet i saj dhe integrimi i tyre me vlerat dhe besimet që mbajnë, bëhet vetvetiu kur ata kanë institucione që i ushqejnë dhe i përgatitin në mënyrën e duhur. Të parët tanë që filluan të vijnë në këto vise para gjysmë shekulli e më tepër, e kuptuan këtë realitet dhe, për të mundur të gjejnë mesin ideal në luftën për ruajtjen e bindjeve dhe integrimin sa më të mirë në shoqërinë vendase, e panë se zgjidhja ideale ishte xhamia. Një xhami ku do të mësoheshin fjala e drejtë e Allahut xh.sh. dhe mësimet plot urtësi të Muhamedit a.s., që mësojnë myslimanin të respektojë çdokënd që nga vendi i vet i jep një copë truall për të jetuar dhe të fitojë kafshatën e gojës, një xhami që mëson myslimanin të respektojë secilin, pa i dalluar.
Falë lirisë së besimit dhe së drejtës për adhurim që shteti demokratik gjerman ua ofron të gjithë qytetarëve të tij, pa dallim kombi dhe përkatësie, ata gjetën lehtë mënyra të organizoheshin dhe të kryenin ritet e tyre fetare në vende të posaçme adhurimi. Sot, si fryt i kësaj lirie dhe të drejte, myslimanët shqiptarë, ata boshnjakë etj. në Gjermani, festojnë 40-vjetorin e themelimit të Qendrës Kulturore Islame në Frankfurt të Gjermanisë dhe njeherit u gëzohen punës, aktivitetit dhe kontributit të një njeriu të urtë e punëtor në edukimin e gjeneratave në Frankfurt dhe vende të tjera, imam Ahme def. Kajoshit. Për gjithë mbështetjen që Gjermania ja bëri dhe ja bënë Republikës së Kosovës si shtet dhe për gjithë këto të drejta dhe liri të ofruara komuniteteve në Gjermani, dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të komunës së Frankfurtit, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë të qeverisë gjermane, të nivelit komunal dhe përgjithësisht popullit gjerman në drejtim të komunitetit mysliman shqiptar, atij boshnjak etj. në Gjermani.
Të nderuar pjesëmarrës dhe ju mërgimtarë të respektuar, ju siguroj se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës është shumë e përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin me xhamitë shqiptare dhe të tjera në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë. Zoti ju ndihmoftë e ju ruajttë dhe e ndihmoftë popullin tonë, Zoti e ruajttë popullin gjerman, dhe njerëzimin në përgjithësi!

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…