23 shtator 2019

Drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, me datë 23 shtator 2019, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Karlsruhe, ku inspektoi punimet në ndërtimin e xhamisë. Ai pa nga afër punimet që janë zhvilluar në këtë objekt madhështor, i cili posedon edhe objektet përcjellëse që mund t’i posedoj një qendër, siç janë këndi për shitjen e librave, biblioteka, mësonjëtorja për mësim-besim, bufeja dhe hapësirat e tjera ndihmëse, të cilat e bëjnë qendrën edhe më funksionale dhe të shfrytëzueshme për bashkatdhetarët tanë atje.


Drejtori Simnica u njoftua nga imami Muhamed ef. Havolli dhe nga përgjegjësit për ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve, që tashmë veçse ishin para përfundimit final. Ai shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e punimeve, pasi që institucionet e Qendrave Islame Shqiptare dita-ditës po ndërtojnë qendra të reja nëpër mërgatë dhe po përmirësojnë infrastrukturën për të përmirësuar dhe lehtësuar kryerjen e obligimeve fetare e kombëtare për mërgimtarët tanë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…