Sipas një deklarate të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, të publikuar më 30.10.2009, të cilit iu janë  drejtuar prindër të nxënësve të  shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku denoncojnë veprimet e disa organizatave fetare brenda  objektit të shkollës në fjalë dhe përpjekjeve për manipulimin dhe indoktrinimin e nxënësve të tyre.

Sipas deklaratës në fjalë me datën 23.10.2009, në ora 16.00 në brendinë e oborrit të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, para shkallëve të hyrjes sekondare të kësaj shkolle një person i gjinisë femërore i shpërndante nxënësve një pamflet me ngjyer në formë  të kartolinës me titull: “Takimi i fëmijëve”në të cilën premtohen: mësime, lojëra, aktivitete, vallëzime dhe befasira  të tjera. Dhe në fund është adresa ku fëmijët mund të paraqiten: Bashkësia e Popullit të Zotit, rr. Rrustem Statovci nr. 9 Prishtinë.

Në vazhdim të deklaratës, thuhet se kjo nuk është hera e parë që KMDLNJ-së i drejtohen prindërit dhe nxënësit, duke kërkuar mbrojtje nga sjelljet agresive dhe përpjekjes për manipulim të organizatave të ndryshme fetare. Për këtë agresivitet KMDLNJ i konsideron përgjegjëse organet drejtuese të shkollave dhe Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, të cilët lejojnë lëvizjen e papengueshme në objektet shkollore të “emisarëve ”të ndryshëm të sekteve fetare.
Menjëherë pas këtij rasti përgjegjësit  arsimit të niveleve të ndryshme u prononcuan për mjetet e informimit, ku  kritikuan ashpër nj gjest të këtillë, duke e quajtur “pandërgjegjësi të një grupi fetar që në oborr të një institucioni  shkollor shpërndan pamflete propaganduese”. Mirëpo, kjo nuk e arsyeton  përgjegjësinë drejtorive të shkollave dhe institucioneve tona të arsimit, që kanë   ndaj nxënëseve të tyre. Shkollat duhet të jenë nën mbikëqyrje të plotë gjatë  tërë kohës sa nxënësit gjenden aty. Kështu që mos t’i lejohet askujt keqpërdorimi i hapësirave shkollore, për çfarëdo qëllimesh qofshin ato.
Për fat të keq, nuk është hera e parë që një propagandë e tillë zhvillohet në objektet tona shkollore. Nuk janë të rralla rastet kur nxënësve tanë në shkolla u shpërndahet literaturë nga organizata të ndryshme fetare. Shkolla është një vend i shenjtë, ku përveç aktiviteteteve të parapara me plan-programet shkollore nuk duhet të lejohet asnjë aktivitet tjetër.  Andaj me rastin  konkret  duhet të hapet edhe kallëzimi penal, sepse kemi të bëjmë me propagandë fetare më nxënës të shkollës fillore, i cili sanksionohet me ligjet e Republikës së Kosovës. Aq më tepër kur  kemi të bëjmë me propagandë të një konfesioni ndaj fëmijëve të një besimi tjetër, që mund të kualifikohet  përpjekje për konvertim.

Deklarata e pastorit, z. Arthur Krasniqit për media, se “ predikojnë fenë me rastin e zhvillimit të aktiviteteve për fëmijë në kishë” tregon prapavijën e këtyre tubimeve. Andaj, mund të shtrohet pyetja se a nuk është ky manipulim fetar me pjesën më të ndjeshme të shoqërisë kosovare dhe a nuk është ky keqpërdorim i këtyre tubimeve?! Në veçanti kur dihet se shumica dërrmuese e atyre fëmijëve u përkasin besimit islam?!

Nëse, deri më tash,  para botës jemi krenuar  me një harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyeshme që kemi trashëguar nga të parët  tanë, e cila ka qenë për çdo lëvdatë dhe respekt, si do t’ia dalin brezi ynë ta ruajë një status kvo të tillë, kur nuk i kursejmë edhe fëmijët nga  propaganda fetare?! Nëse  për një tolerancë dhe harmoni fetare dikush ka meritë, ajo meritë i takon si shumicës, por edhe pakicës, të cilët ditën të bashkëjetojnë pa pretendime për të mbizotëruar në njëri tjetrin. Kështu vepruan të parët tanë dhe patën sukses. Për çka krenohemi me ta, por si do të jetë e ardhmja  e jonë kjo mbetet ta vërtetojnë koha që gjendet para nesh?!

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

HIXHRETI I PEJGAMBERIT A.S.– NJË FAQE E RE NË HISTORINË E NJERËZIMIT

(Shkruan: Resul ef. Rexhepi) إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ الّ…