Më 26 tetor 2009 në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës filloi gjykimi aq shumë i pritur i  udhëheqësit politik të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq, i cili gjatë luftës 1992-1995 ishte ideator i rrethimit të Sarajevës dhe masakrës  së Srebrenicës.
Mirëpo, për fat të keq në sallën e gjykatës nuk u paraqit i akuzuari, i cili në përfundim të shekullit njëzet popullatës myslimane të Bosnjës u shkaktoi aq shumë viktima dhe aq shumë dhembje. Andaj, bojkotimi i tij për të prezantuar në gjykatë, ishte një ofendim për vet Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, nënçmim për të afërmit e viktimave, të cilët me daljen e tij para gjykatës, do të gjenin një prehje shpirtërore , se drejtësia edhe pse me një vonesë tejet të madhe kishte arritur që aktorin kryesor, i cili u kishte shkaktuar aq shumë vuajtje e dhembje, ta sjellë para drejtësisë që të jap llogari për të bëmat e tij. Por, për fat të keq mos prezenca e të akuzuarit në sallën  e gjykatës i zhgënjeu pa masë të afërmit  viktimave.

Bashkësia Ndërkombëtare dhe qendra e vendosjes së atëhershme, bartin një pjesë të madhe të fajit për atë që u kishte ndodhur myslimanëve të Bosnjës. Ata me ngathtësinë dhe indiferencën e tyre u kishin dhënë shansin forcave serbe të shfryjnë epshet e tyre sadiste. Bashkësia ndërkombëtare  me (mos)veprimin e saj efikas dhe të duhur, në një mënyrë apo tjetër  është  përgjegjëse për tragjedinë e Bosnjës. Për këtë, Tribunali Ndërkombëtar i Drejtësisë në Hagë duhet të jetë i vendosur, që të akuzuarit  Karaxhiq, të mos i japë mundësi manovrimi, sepse kjo do të ishte vrasje e dytë e viktimave të Bosnjës e Hercegovinës, ashtu siç u veprua me pararendësin e tij Sllobodan Millosheviq.

Ish lideri i serbëve të Bosnjës përballet me 11 akuza, dy pika të akuzës për gjenocid  dhe nëntë pika për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Bosnjës 1992-1995, në të cilën janë vrarë mbi 100 mijë njerëz, 2.2 milionë  janë  zhvendosur, janë dhunuar me mijëra  femra myslimane.. Ai akuzohet edhe për masakrën e Sebrenicës, gjatë të cilës janë vrarë më shumë se 8 mijë burra   e djem myslimanë. Kjo masakër,  më e madhja në Evropë pas  Luftës së Dytë Botërore është kryer në muajin korrik të vitit 1995 pak kohë para përfundimit të luftës.
Kryeprokurori Alan Tieger, i cili kryeson ekipin e prokurorisë së OKB-së. emetoi xhirimin e  fjalimit famëkeq të Karaxhiqit, para fillimit të luftës, në të cilin ai parashikoi zhdukjen e myslimanëve nga Bosnja. “Me zhdukje, Karaxhiqi mendonte në eliminimin fizik të tyre”, theksoi Tieger.
Tieger, poashtu konstaton :”Karaxhiqi ka nxitur forcat e nacionalizmit, urrejtjes dhe frikës, për të realizuar vizionin e tij të Bosnjës të ndarë përgjatë vijave etnike”.
Kurse udhëheqësi i trupit gjykues, gjykatësi O Gon Kovon, ka pohuar se do të shqyrtojë mundësinë që Karaxhiqit t’ia imponojë një avokat, nëse ai vazhdon të bojkotojë procesin.
Radovan Karaxhiq, është arrestuar në korrik të vitit 2008 në Beograd, duke iu shmangur arrestimit të tij për 13 vjet me radhë, gjatë së cilës kohë kishte jetuar në mesin e atyre, të cilët e kërkonin për ta dërguar para drejtësisë. Pas arrestimit ai u mundua të kërkojë shpëtim, kinse ka nënshkruar një marrëveshje me negociatorin amerikan, Riçard Hollbruk, që ai nuk do  ndiqej  penalisht me kushte që tërhiqej nga jeta politike. Këtë shpikje të Karaxhiqit në tërësi  e kishte mohuar negociatori amerikan.
Fillimi i gjykimit të Karaxhiqit, kishte koinciduar me lirimin e Biljana Pllashiq, ish-presidentes së  serbëve të Bosnjës, pasi kishte kaluar më shumë se dy të tretat  e burgut në Suedi. Vite më parë  edhe ajo ishte dënuar më 11 vjet burg nga Tribunali i Hagës, pasi q kishte pranuar se ka bërë gjenocid ndaj popullatës myslimane..
Vlen të theksohet se mbi 85% të arrestuarve dhe të dënuarve në Gjyqin  e Hagës janë nga elita e strukturave politike, ushtarake dhe policore e serbëve, të Bonjës, Kroacisë dhe të Serbisë. Kjo tregon më së miri se agresioni i serbëve kundër popujve tjerë ishte i organizuar nga strukturat qeverisëse, ishte sistematik dhe me platformë të  përgatitur paraprakisht nga instancat shtetërore.
Ish-presidenti i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i cili për fat të keq është poet dhe psikiatër, po ankohet se  ka nevojë për një periudhë më të gjatë kohore, të përgatitet për t’u ballafaquar me Gjykatën e Drejtësisë në Hagë. Por, ai duhet të jetë i vetëdijshëm se krimet e tij, ndaj myslimanëve të Bosnjës  janë aq të mëdha, për të cilat dënimi më i lartë që do t’i shqiptohet, e ai është  burg i përjetshëm është shumë i vogël.

 

 

 

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

Argumentet për vlerën e natës së 15 të muajit shaban

Një ndër muajt e preferuar, të cilët i ka veçuar Allahu i Madhëruar dhe që i ka dhënë një …