Ekrem Simnica u prit në Ministrinë e Diasporës

Më 11. 03. 2019, ditë e hënë, në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës Ekrem Simnica u prit nga zv. ministri, z. Çerim Bajrami.

Është biseduar për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me pjesëtarët e besimit islam në diasporë, në lidhje me të drejtat dhe kërkesat e tyre ndaj Republikës së Kosovës, përkatësisht ndaj Ministrisë së Diasporës dhe ndaj organeve të Bashkësisë Islame.
U dakordua të mbahen kontakte të vazhdueshme dhe për bashkëpunim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…