Prishtinë, 05 mars 2019

Zëvendëskryetari, njëherësh anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Rama, priti sot në takim presidentin e Universitetit për Menaxhment dhe Shkencë të Malejzisë, prof. dr. Muhamed Shukri Jaxhid, i shoqëruar nga nënkryetari i Çështjeve Globale dhe Strategji të Komunikimit, z. Rosli Jusuf.

Zëvendëskryetari Rama, fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu me punët dhe angazhimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ndërkaq, z. Shukri Jaxhid, falënderoi zv.kryetari Rama për mikpritjen, si dhe shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.

Të dyja palët u dakorduan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …