Ka disa ditë që  në të përditshmen, “Infopress” të Prishtinës, është hapur  debat, nga një herë edhe me tone të ashpra, lidhur me kërkesën e Bashkësisë Islame, për inkorporimin e “edukatës fetare” në shkollat publike të Republikës së Kosovës. Në bazë të paraqitjeve të deri tanishme shihet se rreth kësaj nisme të BIK-ut, e cila është tejet me rëndësi, sepse ka të bëjë me edukimin bijve dhe bijave tona,  janë shfaqur mendime  diametralisht  të kundërta. Në një anë, janë barrikaduar  përkrahësit e propozimit të BIK-ut për  inkorporimin e edukatës fetare në shkollat publike. Kurse në anën tjetër kemi mendimin e kundërt, që i thuhet një “Jo” e madhe inkorporimit të kësaj lënde në sistemin shkollor të Republikës së Kosovës.  Si grupi i  parë,  ashtu edhe i dyti, natyrisht se   kanë  argumentet e veta.

Ajo që vlen të theksohet me këtë rast,  është se dy grypet, çështjen në fjalë  e vështrojnë më tepër në rrafshin emocional se sa në atë real. Përkrahësit e idesë së inkorporimit të “edukatës fetare”  mendojnë,  që shkollat publike të kthehen në “medrese”, kurse kundërshtarët  e kësaj  ideje kanë frikë  se nxënësit do të bëhen “hoxhallarë”.

Pa pasur nevojë të hyjmë në ealaborimin  e mëtutjeshëm të argumeneteve të njërës apo palës tjetër, duhet potencuar se ne si komb nuk po mësojmë nga pësimet tona, gjatë historisë. Në veçanti të atyre në aspektin fetar apo shpirtëror. Në kohën kur popujt tjerë, për rreth nesh këto gjëra, të cilat ne po i debatojmë, i kanë tejkaluar dhe tash janë pjesë e curiculumeve shkollore, ne kemi filluar debatin se a duhet apo nuk duhet “edukata fetare” të inkorporohet në plan-programet  e shkollave publike. Kjo po bëhet për një arësye të vetme e ajo është t’i ikim identitetit tonë fetar.
Mirëpo, konsideoj që vet hapja e dabtit është një zhvillim pozitiv në shoqërinë tonë, ngase debatohet për një kërkesë të një subjekti, e që në këtë rast është kërkesë e BIK –ut dhe besimtarëve islam.  
Për fat të keq, duhet thënë pa ekuivoke, se spektri ynë politik dhe intelegjenca jonë, jo vetëm se po i ik identietet  fetar të shumicës derrmuese të popullit tanë, por edhe po  e konsideron atë si një barrë që po rënkon mbi supet e saj.  A është ky qëndrim i denjë  për eliten tonë poltike dhe intelektuale le të mbetet në ndërgjegjen  e tyre?!
   Me këtë rast vlen të potencohet,  se shkolla është institucion edukativo- arsimor, në të cilën  brezi i ri mësohet me botën dhe jetën reale. Andaj në shkollat tona të sitemit publik mendoj që është koha që krahas njohurive  që marrin nxënësit  për shkencat shoqërore e ekzakte,  duhet t’u jepet  mundësia  që të mësonë edhe për njohurit themore të fesë që i përkasin.
 Feja është fakt historik dhe e arritur qytetëruese, i cili nuk mund të mënjanohet nga jeta e përditshme, pra as nga shkolla. Pikërisht ky fakt na obligon që seriozisht të mendojmë mbi inkorporimin e KULTURËS FETARE  në shkollimin  e rregullt, me çka do të ndryshohej një trajtim ndryshe  i fesë nga ai i kaluari dhe të ofrojmë një program më gjithëpërfshirës në formimin  e personalitetit njerëzor si në aspekt të edukimit ashtu edhe në aspekt të arsimimit.
Në realitet, programet e kaluara  shkollore prej edukimit dhe arsimimit parashkollor e deri tek ai i lartë kanë qenë të njëanshëm në pikëpamje të trajtimit  një-ideologjik të të gjitha problemeve të jetës njerëzore. Këtu nuk është fjala për faktin se  në procesin edukativo-arsimor nuk merr pjesë vetëm shkolla, por edhe prindërit edhe bashkësia (fetare), por edhe  për atë se kultura fetare bënë pjesë në arsimimin  e përgjithshëm kulturor, sepse me përmbajtjen  e vet përfshinë lëndë të rëndësishme individuale shkollore,  sikur janë: letërsia, historia, arti, pedagogjia, psikologjia, filozofia, kultura muzikore e të tjera.  Më tej,  meqë feja është botëkuptim i llojit të vet, të cilin njeriu mund ta bartë në natyrën  e tij apo ta pranojë nga prindërit, përkatësisht nga bashkësia (fetare), është jokonforme që në programet  shkollore të imponohet botëkuptimi i njëllojshëm, i cili njëkohësisht është edhe antifetar. Sepse shkolla si institucion shoqëror dhe publik nuk ka të drejtë vetë ta përcaktojë (edukojë dhe arsimojë) brezin  e ri.

Të drejtë, sidomos kur është fjala për edukimin e brezit të ri apo të fëmijëve tanë, kanë  edhe prindërit. Raporti i kaluar i shkollës  dhe prindërve ka qenë, lirisht mund të thuhet, raport i subjektit dhe objektit, ku shkolla si subjekt ka caktuar planin dhe programin e edukimit të fëmijëve tanë, kurse prindërit kanë qenë  vetëm vëzhgues, e fëmijët kanë qenë objekt të  atij plani e programi, posaçërisht në atë pjesë të edukimit dhe arsimimit kur për prindërit ka qenë me rëndësi aspekti fetar.
 Natyrisht, nuk duhet pritur që programet shkollore të identifikohen me programet religjoze të bashkësive fetare, as që ato programe të shpjeren në vlerësimin  e religjionit të caktuar, por me të drejtë duhet kërkuar që të pushojnë të jenë antirelgjioz, të cilët  e përjashtojnë çfarëdo diturie religjioze, duke krijuar  te nxënësit standard të dyfishtë  moral. Prandaj, inkoporimi i kulturës së fesë në shkollë duhet të ketë  për synim natyralizimin  e ndjenjës fetare çka do të thotë lirinë e identifikimit me përkatësitë religjioze – kulturore specifike si mirësjellje normale individuale dhe kolektive.

Për këtë shkak, kulturën religjioze nga shkollimi i rregullt as që është dashur flakur, prandaj edhe pyetja se a duhet inkorporuar në plan-programet shkollore është e tepërt, veçmas tash kur shoqëria jonë gjithnjë  e më shumë po bëhet e vetëdijshme për domosdonë e çdo lloj pluraliteti, sikur edhe gatishmërinë që për të gjitha specficitetet e zhvillimit tonë historiko – qytetërues të flitet haptas dhe në të gjitha vendet.

Pra, problemi nuk është a të  inkorporohet në procesin edukativo-arsimor edhe feja në shoqërinë tonë multikulturale dhe multikonfesoionale, por në ç’mënyrë të bëhet kjo. A të studiohet feja si aspekt i diturive shoqërore-humaniste, apo si lëndë e veçantë, apo kjo detyrë t’u besohet bashkësive fetare, të cilat në bashkëpunim me MASHT-in   do t’i hartonin plan-programet, të cilat do t’i kënaqnin kriterumet shkollore edhe sipas përmbajtjes edhe sipas intensitetit? Me fjalë tjera, feja mund të studiohet si e arritur qytetëruese, si fenomen shoqëror, si shikim i njeriut mbi botën, si aspekt specifik i komunikimit  njerëzor me botën  metafizike, si  njoftim i  interkonfesional apo ndjenjë fetare, tash dhe në mënyrë  të caktuar çdo feje  të veçantë si mënyrë praktike e mendimit dhe  të mirësjelljes, si botëkuptim specifik i formësuar në mësimet specifike fetare. Dhe në fund, feja me mësime mund të përjetohet, në xhami, kishë apo sinagogë, mund të jetohet në familje dhe bashkësi, si ndjenjë më e thellë e lidhjes ndërmjet njeriut dhe Zotit, e njeriut dhe bashkësisë së tij të ngushtë dhe të gjerë.
Kultura fetare, qoftë si aspekt i lëndëve të caktuara, qoftë si lëndë e veçantë  në shkollë, duhet ta ketë dimensionin  interkonfesional, sepse vetëm ashtu mund ta plotësojë synimin e vet në shoqërinë  multikonfesionale çfarë është e jona. Mësimin fetar në suaza të bashkësive fetare edhe më tej duhet kultivuar zgjeruar dhe përkryer.

Për më tepër jemi të mendimit se  kuvendimi mbi inkorporimin e  kulturës fetare në shkolla është rast për të gjitha  bashkësitë fetare që më seriozisht të preokupohen  mbi përmbajtjen programore të librave shkollore të mësimit fetar si në rrafshin  e jetës familjare ashtu edhe në rrafshin e zhvillimit edukativo-arsimor të nxënësit. Në të vërtetë, disa aspekte të edukimit dhe arsimimit fetar, sepse ka të bëjë me veçantinë e çdo feje, është e mundur të sendërtohen vetëm në suaza të familjes, përkatësisht bashkësisë fetare. Së këndejmi, konsiderojmë që, edhe pse inkorporimi i kulturës fetare në shkollimin e  rregullt është i arsyeshëm, ai duhet të jetë i shkallëshkallshëm, i painponueshëm dhe i lehtë.

Në të vërtetë, edukata fetare (mëismi për njohuritë themelore të fesë) së pari kultivohet në familje, pastaj zgjerohet në bashkësinë e caktuar fetare, kurse shkolla do të duhej vetëm ta vazhdojë dhe ta orientone drejt atë proces të filluar  duke ushtruar nxënësin në dallueshmëri, shoqëri dhe paqëdashuri me botëkuptimet tjera të ndryshme fetare. Kështu mësimi për fenë, kultura fetare në shkollë do të ishte lëndë edukative e jo indoktrinuare. Në këtë rast, mirësjellja me parashenjë religjioze, (gjysmë hënë, kryq, ylli i Davidit etj.)  do të bëhej normale dhe e kuptuar. Kjo është posaçërisht me rëndësi të kihet kur është fjala për mjediset ku jetojnë bashkësitë fetare në pakicë, të cilat manifestimin  e tyre religjioz më së miri e shprehin në familje dhe bashkësitë  fetare.
Prej një edukimi të këtillë religjioz, Kosova si një shoqëri multietnike dhe multikonfesionale do të kishte  vetëm dobi dhe do të ishte shembull edhe për popujt tjerë të rajonit dhe më gjerë. Aqë më tepër ku ne si popull jemi të njohur  që kemi kultivuar tolerancën e mirëkuptimin ndërfetar në mënyrë më të mirë. Andaj mund të them se këtë vlerë që populli ynë e ka kultivuar me shekuj, përse jemi shembull i mirë, është koha që ta përligjim edhe në sistemin e arsimimit, fillimisht të mësojën për historinë e feve të popullit tonë gjatë historisë, të mësojënë për manifestimin tolerantë e fisnik të fesë ashtu siç na  mësojnë librat hyjnor dhe të mësojmë për parimet  fillestare e themelore të fesë që ne  i përkasim.
Ne si komb, nuk kemi nevojë që në këtë fazë  të zhvillimit tonë shoqëroro –  politk të hapim fronte të reja, duke u marrë me  të  kaluarën. Punëtorët e arsimit, në të gjitha fazat e historisë sonë kanë qenë në nivelin  e misionit të tyre. Institucionet tona të arsimit, barten mbi supet e tyre barrën më të rëndë të edukimit dhe arsimimit të rinisë sonë, në kushte tejet të vështira. Në veçanti në dy dekadat e fundit të okupimit serb. Në të njejtën kohë edhe institucionet tona fetare asnjë herë  nuk u kursyen që të japin kontributin e tyre aq sa diten dhe patën mundësi.
Andaj, për çështjen që është temë debati është mirë  të merren kompetentët e arsimit. Në krye të MASHT-it kemi njerëz  kompetentë, të cilët ia donë të mirën Kosovës dhe popullit të saj. Ata janë të interesuar që në të gjitha ciklet e shkollimit të kemi arsimim sa më kualitativ, që nxësit tanë të dalin sa më të përgatitur. Sepse të gjithë ne, si prindër dhe si pedagogë, jemi të interesuar që fëmijët tanë të edukohen dhe të arsimohen sa më mirë. Zaten ky është edhe obligimi i yni si institucione të arsimit dhe institucione fetare të Republikës së Kosovës. Në veçanti, tash kur kemi shtetin tonë të pavarur. Jemi në gjendje që problemet tona t’i zgjidhim vet, në interes të vendit tonë.
Në fund krejt, debati  i hapur është pozitiv, por duhet të kemi parasysh që të ruhemi nga dilitantizmi në kostatimet që japim,  të debatojmë në mënyrë profesionale, duke marrë parasysh përvojat e popujve e shteteve tjera, e jo duke u thirrur në postulate të së kaluerës moniste. Të debatojmë, por të jemi të përgjegjshëm e jo euforik në mendime e paragjykues për procesin.

 

 

 

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

Argumentet për vlerën e natës së 15 të muajit shaban

Një ndër muajt e preferuar, të cilët i ka veçuar Allahu i Madhëruar dhe që i ka dhënë një …