Mr. Jakup Çunaku
Të nderuar besimtarë!
Është kënaqësi e veçantë që sot te jem me ju, ku se bashku po festojmë festen e Fitër – Bajramit.
S’do mend që edhe festat janë pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tonë në këtë botë. Do të ishte e pakuptimtë, që njeriu të kaloi tërë jetën serioz duke mos u argëtuar asnjëherë. Jetë të mbushur më lodhje e mundime, dhe asnjëherë të mos ndihet i lumtur dhe i qetë. Mu për këtë, popujt e besimet  e ndryshme kanë edhe festat e tyre, që rezultojnë si shkak i përkujtim në ndonjë ngjarje të madhe. Në këtë rast, ne myslimanet kemi dy festa; Fitër – Bajramin dhe Kurban – Bajramin.

Festa e Fitër – Bajramit ndërlidhet me përfundimin e agjërimit. Agjërimi është një ritual madhor në të cilën edukohet shpirti, dhe qenia e muslimanit në përkushtim të plotë ndaj Krijuesit, forcon vullnetin e tij, duke lënë anash ushqimin, pijen dhe kënaqësitë e tij për hir të Zotit.

Derisa, festa e dytë është Kurban Bajrami,  e cila ndërlidhet ngushtë me kryerje e haxhit.   

Të nderuar vëllezer!
Sot është një ditë feste, Dita e Bajramit. Ditë që mbulon me gëzim dhe hare zemrën e besimtarit, i cili përgjatë një muaji iu përkushtua më plotë sinqeritet Zotit, duke agjëruar, falur namaz, dhënë sadaka, lexim të Kuranit dhe duke bërë lutje.
Besimtari që agjëroi këtë muaj, që sapo lamë pas, përjetoi në çdo mbrëmje gëzim për ditën që kishte agjëruar, dhe ky gëzim sa vie e  u shtua kur përmbylli periudhën një mujore. Kjo vije si rezultat i :
-Njëra që ka të beje me të që Allahu xh.sh. ia lejoj atë që më parë ishte e ndaluar për të gjatë ditës. Më një fjalë i është kthyer liria e të ushqyerit  me ato ushqime dhe pije të cilat i kishte të ndaluar më herët.
-Kurse tjetra: Ka të beje me suksesin dhe ndihmën që i dha Allahu atij, në mënyrë që të agjëroj këtë muaj si është më së miri, duke falur teravit në mënyrë të kompletuar. Allahu xh.sh. thotë:

قُلْ بِفَضْلِ اللّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُواْ هُوَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ
Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (Junus, 58)

Duke mos harruar se, gëzimi kulmorë  për besimtarin i është depozituarit në çastet kur do takohet me Allahun Fuqiplotë . Pejgamberi a.s. ka thënë:
وفرحة عند لقاء ربه
Kur të takohet  me Zotin e tij  gëzohet për agjërimin e tij.

Të nderuar vëllezër!
Islami kremton të dy festat e mëdha të cilat janë të lidhura ngushtë me librin e Allahut xh.sh. Kurani Famëlartë. Në muajin Ramazan filluan të shpallen ajetet e para nga Kurani Famëlartë, ku për hir të këtij libri të shenjtë u veçua ky muaj me agjërim dhe shtim të ibadeteve karshi Zotit, ndërsa fundin e këtij muaji e bëri të jetë festë. Duke kujtuar çdoherë fillimin e zbritjes së Kuranit, gjegjësisht fillimin e një epoke të re në rruzullin tokësorë, fillim e një ndryshimi kolosal në këtë botë duke shtyrë civilizimin para me hapa të mëdhenj si asnjëherë më parë.
Kurse në Kurban – Bajram përmbyllet ky libër i shenjet me zbritjen e këtij ajeti :

ٱلْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلإِسْلٰمَ دِينا
Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.

Duke ua kujtuar besimtarëve në atë kohë dhe atyre që vinë pas tyre, rëndësinë e porosive që sjell ky libër hyjnorë, dhe njëkohësisht duke porositë në tubimin më të madh të myslimanëve në atë kohë, për kujdesin që duhet pasur në praktikimin e normave, dispozitave dhe mësimeve të këtij libri.
Kështu, kjo bashkësi e njohur me emrin mysliman mund të jenë të dobishëm për derisa të kujdesin për mësimet dhe porositë e Kuranit, qoftë në aspektin teorik-në mësuar- apo në atë praktik- në jetën e përditshme -të tyre.

Të nderuar vëllezër!
Agjërimin që sapo përfunduam, shpresoj se të na jetë pranuar nga ana e Allahut xh.sh.. Por, le të kujtojmë se agjërimi është një akt adhurues i cili arrin qëllim  e devotshmërisë vetëm atëherë kur ai kryhet seriozisht dhe sinqerisht. Këtë na e vërteton edhe vet gjendja jonë shpirtërore dhe morale pas Ramazanit. Nëse analizojmë ajetin në të cilin është obliguar agjërimi ku thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 186)

Synimi i agjërimit është arritja e devotshmërisë shpirtërore dhe fizike. Pastrimit shpirtëror nga të gjitha të ligat e mundshme që mund të kenë zënë vend në gjokset tanë. Njëherësh, le të kujtojmë se libri i shenjët- Kur’ani, misioni i të cilët është  udhëzues për të devotshmit. Këtë na përshkruan Allahu xh.sh. në Kur’ani ku thotë:

ذلك الكتاب لا ريب فيه هدى للمتقين
Ai Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm“.
Sikur të analizojmë ketë me thellë do të na del, se vërtete agjërimi është porta dhe rruga drejt udhëtimit hyjnorë në këtë botë dhe fitimit të kënaqësisë në botën tjetër.  

 Të nderuar besimtarë!
Festa e Bajramit ka një karakter shumë dimensional, e njëri nga ta është karakteri hynorë e saj, që do të thotë se kjo festim fillon me të përmendurit e Allahut xh.sh., duke falur namazin e bajramit dhe duke falënderuar Atë për të gjitha të mirat e Tij.

Të nderuar besimtarë!
Festa e Bajramit po ashtu ka kuptim njerëzore.
Besimtari është i kërkuar që në vazhdimësi të jetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Zotit. Por, ai duhet të kuptoj se falënderimi plotësohet atëherë, kur ai këtë feste nuk pranon të festoj vetëm, por angazhohet, që në këtë kremtë, të jenë të kyçur edhe të varfrit, skamnoret dhe shtresat tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë. Mu për këtë fakt është obliguar dhënia e Zekatul Fitrit në përfundim e Ramazanit.   
Ky obligim, përveç që pastron agjërimin tonë, ai ndihmon të varfëritë tanë.  Transmeton Ibn Abbasi  dhe  thotë:

طهــرة لصــائم من اللغــو والرفــث وطعمــه للمساكــين
Pastrim për agjëruesin nga fjalët e tepërta, dhe mëkëmbjen e normave, dhe ushqim për te varfër.” (Ebu Davudi, Ibn Maxheh)
Që do thotë, në këtë ditë myslimani është i obliguar të hulumtoj për të gjetur ndonjë fukara për t’ia zgjatë dorën e solidaritetit, duke e ndihmuar materialisht, dhe kësisoj në zemrën e tij ngjallë gëzim dhe dashuri, por, edhe njëkohësish e privon atë nga lypja në rrugë. Kështu  na ka porositë Pejgamberi a.s.:

Shpëtoni ( Privoni) nga lypja në këtë ditë.
 
Të nderuar besimtarë!
Përndryshe kjo feste ka edhe domethënie shoqërore. Në këtë feste, kërkohet që besimtarët të shkëmbejnë ndërmjet vete urata, të kenë vizita të ndërsjella, sidomos më farefisin, të afërmit dhe fqinjët e tyre. Nuk guxon që sot mosmarrëveshjet eventuale ndërmjet nesh të na pengojnë në këmbim të përshëndetjeve dhe urimeve tona. Gjatë kësaj feste të shenjtë nuk lejohet assesi që mosmarrëveshjet e mundshme paraprake të na privojnë nga festimi, urimi dhe gëzimi i përbashkët. Në këtë festë fetare dhe njerëzore e sa edhe shoqërore, duhet të dominojnë në ne ndenja e pajtimit, faljes, e përmbajtjes së mllefit, te jemi triumfues ndaj hidhërimit dhe arrogancës sonë. Duke u liruar veten tonë njëherë e përgjithmonë nga këto vese te shëmtuar.

Të mundohemi të shfrytëzojmë butësinë kundrejt hidhërimit dhe të mbajmë lidhjet me të afërmit tonë. Nuk mund të jetë besimtari i mirë ai i cili mban lidhjet dhe kontakte vetëm me atë që i bënë mirë, apo i shpreh respekt apo dashuri. Besimtar i mirë është ai i cili mban lidhej dhe kontaktet edhe atëherë kur të tjetër nuk të vizitojnë apo ndihmojnë.
Pejgamberi.a.s. thotë :

“Veprat e ekspozohen çdo të hënë dhe të diel. Allahu xh.sh. u falë në këtë ditë çdo njeriu  që nuk I ka bërë rival Atij, me përjashtim  të atij që ka në mes tij dhe  vëllait të tij ndonjë mosmarrëveshje. Ai thotë: Lerëni  ata dy derisa të pajtohen .” (Maliku)

Të nderuar besimtarë!
Koha po ec, jeta po kalon, kurse në ecim dhe shkojmë, i gjalli sot mund të jetë i vdekur nesër, kurse puna  e mirë është e përjetshme, që është besimi i paluhatshëm dhe adhurimi ndaj Allahut. Ramazani shkoi, sikur që çdo gjë do shkoj dhe ka përfundimin e vet, Allahu xh.sh. thotë:

كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ   وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!” (Er-Rrahman, 26-27)

Islami nuk porositë që të jemi mysliman sezonal, të jemi të përkushtuar vetëm për një kohë të caktuar. Aq më shumë Islami porositë që të jemi të përkushtuar ndaj të mirës së Allahut xh.sh. përgjatë gjithë kohës, derisa kjo duhet të jetë më e theksuar gjatë muajt të shenjtë të Ramazanit. Kurse, të vazhduarit e përkushtimit ndaj veprës së mire edhe pas Ramazanit jep të kuptojë se, agjërimi ynë dhe lutjet tona janë të pranuara tek Allahu Fuqiplotë.
Ajo që  duhet përqendruar më shumë në lutjet tona tek Allahu xh.sh.,  është  që  Ai t’i mundësoj agjërimit për të ndërmjetësuar për ne. Muhamedi a.s. lidhur me ketë ka thënë:  “Agjërimi do të thotë: ” O Zot! Unë e pata penguar këta gjatë ditës nga të ngërnët, të pirët dhe kënaqësitë  e tjera të natyrshme, pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre.

Të nderuar vëllezër!
Virtytet e fituara gjatë muajit ët shenjtë si rezultat i agjërimit të mirëfilltë  siç janë sinqeriteti, devotshmëria, modestia, afrimi ndaj njëri tjetrit, jetën fetare që arritëm duhet kërkuar në vazhdimësi të na përcjellin gjatë gjithë jetës.
Kështu, pra, duke i dhënë lamtumirë Ramazanit është shumë gabim që t’u japim lamtumirën edhe xhamisë, adhurimit dhe afrimit tek Allahut xh.sh.. Me bereqetin dhe të mirat që morëm me vete nga ky muaj i bekuar, duhet që duke u lartësuar shpirtërisht, të përgatitemi për t’iu afruar edhe pak më shumë Allahut xh.sh. Nëse ditët tona janë të njëjta me njëra –tjetrën, po të mos përparojmë sado pak në jetën fetare, do thotë se jemi duke dëmtuar veten tonë. Gjithsesi, duhet që çdo ditë, çdo çast që përparojmë vijimisht drejt përjetësisë, në raport me të shkuarën duhet të jemi më të përgatitur e më të fuqishëm.
Të përqendruar në jetën fetare është edhe etikë e Pejgamberit tonë Muhamedit a.s. i cili i lutej Allahut duke i thënë:

اللهم يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك
O rrotullues i zemrave tona, forcoje zemrën time në fenë Tendë
Kurse nga lutja e atyre që ishin të thelluar ne shkencë, e që na përcillet në Kur’an është edhe kjo:

رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ
Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran 8)

 Të nderuar vëllezër!
Të mirat  me të cilat na ka favorizuar Allahu i Lartë  janë të panumërta. Çdo minutë, çdo çast dhe çdo moment notojmë në këto të mira. Allahu i Lartësuar nuk i pakon në asnjë trajtë këto mirësi, pa marrë parasysh se e besuam Atë apo jo, e adhuruam apo jo. Po të njëjtat mirësi vazhdojnë edhe në Ramazan, edhe në muajt tjerë. A nuk tregojmë mosmirënjohës po t’i lëmë vetëm për muajin e ramazanit adhurimet tona që s’janë veçse një falënderim i vogël.
Lë te rikujtojmë se, Allahu xh.sh. nuk është nevojtar për adhurimin e askujt. Adhurimet për ne janë vetëm për formimin tonë në çdo aspekt, dhe për të mirën tonë në botën e amshueshme.  Kur Pejgamberi a.s. shtrihej në shtratin e vdekjes, tri ditë para se  t’i jepte lamtumirën kësaj bote, kërkonte të ngrihet në këmbë për t’u falur. Por, nën  ndikimin  e sëmundjes së rëndë i bie  të fiktë dhe rrëzohet. Pas pak forcohet, kërkon të ngihet në këmbë, por përsëri i bie të fiktë. Kjo i ndodhi edhe për herën e tretë. Pas kësaj urdhëron Ebu Bekrin  të drejtoj faljen  në vend të tij. Atëherë, lë të mendojmë se, kur një Pejgamber të cilën e zgjodhi Allahu xh.sh. dhe i kishte falur mëkatet e kaluarës e të ardhmes- nëse kishte të tilla- kur ai i epte kaq rëndësi adhurimit të namazit, atëherë ku jemi ne!?

Të nderuar vëllezër!
Dera e portës së mëshirës së Allahut xh.sh. nuk mbyllet asnjëherë. Ajo ishte më e hapur se kurrë më parë përgjatë muajit të Ramazanit. Gjithsesi, ajo do mbetet e hapur gjatë gjithë kohës. Atëherë, le të mundohemi që të jemi prej atyre të cilët hyjnë në këtë derë, sepse vetëm nëpërmjet mëshirës së Tij mundemi të jemi të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.  Le të kemi para vetes gjatë gjithë jetës sonë ajetin më shpresë dhënës në Kuran, ku Allahu xh.sh. thotë;

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ، إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا، إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ .
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”.” (Ez-Zumer, 53)

Mbi të gjitha, le të kuptojmë edhe këtë, Ramazani ishte një periudhe që na inkurajoi neve besimtarëve që të jemi pozitiv ndaj vetes, familjes, rrethit dhe vendit tonë. Ky pozitivizëm duhet të na përcjell gjatë gjithë jetës sonë.   Muhamedi a.s. ka thënë:

Myslimani është sikur shiu, kudo që të bie është i dobishëm.

 Pejgamberi Muhammed a.s. na tregon se si  të  kontribuojmë për mirëqenien e shoqërisë edhe pasi te jemi larguar nga kjo jetë.  Ai thotë

“Kur njeriu vdesë, mbyllen veprat e tij pos në tre raste: pasardhësit e mirë që i luten Zotit për të (edukimi i gjeneratave), sadakaja e vazhdueshme (psh projekti ekonomik i kryer gjatë jetës),  dhe dituria nga e cila përfitojnë të tjerët (studimi dhe përpjekjet.)”

Nga ajo që u tha më herët, një porosi e qartë e fesë Islame është që besimtari duhet t’I kushtoj një kujdes të veçantë arsimimit dhe shkollimit. Nuk është e rastësishme se pese ajetet e para të shpallura mu në Ramazan sjellin imperativin hyjnorë drejtuar besimtareve për arsimim dhe edukimin të mirëfilltë shkollor.
 A nuk është e çuditshme që tre ajetet e para të shpallura përbëjnë dy herë fjalën “lexo” dhe dy herë fjalën “mësoi”? “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (96: 1-5)
Edhe mjeti i edukimit (penda) është përmendur një herë dhe kjo është gjëja e parë për të cilën flet Kur’ani.
 
Të nderuar vëllezër !
Më lejoni që ta përmbylli  ligjëratën  më një përmbledhje, që festa e Fitër Bajramit është e lidhur ngushtë me fjalën e Allahut të zbritur në tokë. Sikur ko festë donë të kremtoj mesazhin e fundit të shpallur në rruzullin tokësor.  Kjo feste e madhe fetare ka kuptime shumë dimensionale;   ka karakter hyjnor, njerëzor , shoqërore, etj.
Po ashtu, le të kujtojmë se përgjatë Ramazanit kemi fituar dhe kultivuar një sërë virtytesh siç janë; devotshmëria, sinqeriteti, afrimi ndaj njëri tjetrit, ndjen e të qenit solidar, faljes, mëshirës, vetëbesimit etj. Këto vlera duhet të na shërbejnë gjatë gjithë jetës sonë në këtë botë. Por, le të kujtojmë se, nga këto vlera morale të fituar nga Ramazani nuk duhet menduar të përfitojmë vetëm ne individualisht, por ato duhet të jenë në funksion për të mirën e tërë shoqërisë dhe për mirëqenien e vendit tonë.  Popujt nuk krijohen me iluzione, nuk krijohen me imagjinatë, ato nuk mund të krijohen me të pavërteta. Ashtu siç duhen materialet më të forta ndërtuese për të ndërtuar një pallat të lartë dhe të fortë,  po ashtu edhe popujt duhet të krijohen me moral, me ngritje të ndërgjegjes personale dhe shoqërore si dhe të arsimohen me një shkollim të drejtë dhe të mirëfilltë. Praktikat e mirëfillta vërtetojnë se, nuk ka shtet pa ligj, nuk ka ligj pa moral dhe nuk mund të ketë moral pa fe.

Falë Allahut,  gjakut të derdhur  të popullit  me dekada dhe miqve tanë, ne sot gëzojmë shtetin tonë të lirë dhe kremtojmë festat tona të lirë, ku populli është qeveri dhe qeveria është vet populli.

 Lus Allahun të na e ketë pranuar agjërimin, namazin. Lutjet tona dhe çdo punë të mirë që kemi bërë për hir të Allahut xh.sh..

We selamu alejkum!

(Ders i mbajtur në manifestimin e Fitër – Bajramit, në xhaminë “Sulltan Murat” të Prishtinës, 20.09.2009)

 

Shfaq më shumë në Hytbe

Shfleto

UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH

Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T…