Më 20 dhjetor 2022, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhaminë shqiptare  “Drita “ në  Mallmo, ku u prit nga kryetari Erblin Zhubi, anëtarët e Kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.

Drejtori Simnica e njohu nikoqirin për angazhimet e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në veçanti për angazhimet e tij në diasporë dhe njëherësh shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në vazhdën e fjalimit të tij, drejtori Simnica u fokusua në ruajtjen dhe kultivimin e traditës shqiptare, ruajtjen e gjuhës, vlerave të familjes si dhe integrimin në shoqërinë suedeze, dhe se duhet qenë mirënjohës për kontributin e qeverisë dhe popullit suedez për gjithçka që kanë bërë për shqiptarët në tërësi. Ai ftoi komunitetin shqiptar në unitet, mençuri, urtësi dhe edukim të mirëfilltë si dhe largim nga mënyrat ekstremiste të paraqitura në shoqëri, e në veçanti në komunitetin tonë.                                    

Gjithashtu edhe z. Erblin tha se kjo vizitë e parë e këtij lloji në këtë qendër është e mirëseardhur dhe se është i interesuar për bashkëpunim me Bashkësitë Islame të trojeve shqiptare. Që të dy ranë dakord për bashkëpunim të ndërsjellë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…