Në kuadër të vizitës në Danimarkë, më 22 dhjetor, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, ka vizituar Qendrën Islame Shqiptare në Kopenhagë, ku u prit nga imam Basri ef. Kurtishi, kryetari Besim Ramadani dhe sekretari, Ilir Beqiri.

Drejtori Simnica i njohu nikoqirët për rrjedhat dhe aktivitetet e BIK-ut, por edhe për rrjedhat e përgjithshme në Kosovë. Ndërsa imami Kurtishi e njohu drejtorin Simnica për organizimin dhe mirëvajtjen e jetës fetare e shoqërore në Kopenhagë dhe në Danimarkë në përgjithësi, e në veçanti ecuritë dhe rrjedhat e largimit të tyre nga objekti ekzistues dhe angazhimi i tyre për t’u vendosur në objektin që kishin blerë për qendër.         

Drejtori Simnica i shoqëruar nga Kryesia e qendrës vizituan objektin e blerë, që ishte madhështor, me mijëra metra katrorë dhe në vend shumë të përshtatëm. Ai u shpreh i lumtur për këtë, duke u lutur dhe uruar në emër të BIK-ut, organeve udhëheqëse të saj, në emër të Myftiut Naim ef. Ternava.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…