Më 6 dhjetor 2022, drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga kryetari i Qendrës Islame Shqiptare të Kosovës, z. Baki Mustafi, vizituan Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë, në të cilën u pritën nga udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme, znj. Lumturie Lipoveci dhe nga konsulli Besnik Miftaraj.
Drejtori Simnica uroi dhe falënderoi znj. Lipoveci për pritjen, duke përcjell kështu edhe përshëndetjet e Myftiut Tërnava. Ai përgëzoi atë për punën dhe koordinimin që bën me Qendrat Shqiptare Islame në Gjermani, duke i dëshiruar shëndet, suksese e mbarësi në punën e saj.
Nga ana e saj, znj. Lipoveci, i uroi mirëseardhje drejtorit Simnica, të cilin më pas e njohu edhe me punët dhe angazhimet e Konsullatës. Ajo shtoi se duhet edhe më tej të ketë një koordinim ndërmjet qendrave shqiptare dhe Konsullatës, me qëllim të kontrollimit të punëve.