Më 5 dhjetor 2022, drejtori për Diasporë z. Ekrem ef. Simnica bëri vizitë edhe Qendrës Islame Shqiptare në Stuttgart. Së pari u prit nga Kryetari i xhamisë z. Besim Limani, imami i nderuar i kësaj xhamie z. Rexhep ef. Sylejmani, anëtarë të kryesisë, ku nderuan dhe shprehën mirëseardhje. Më pas pas faljes së namazit të akshamit zhvilluan  vizitë objektit të ri që kanë blerë komuniteti për qendër, dhe tash veç kanë përfunduar punimet e renovimit në objekt. Në këtë objekt përpos xhamisë drejtori Simnica i shoqëruar nga bashkatdhetari ynë z. Naser Jashanica vizituan edhe objektet përcjellëse, siç janë: këndi për shitjen e librave, mësonjëtorja për mësim besim, bufe, dhoma për musafir, zyre, parkingje për vetura, këndi për lojëra për fëmijë dhe hapësirat tjera ndihmëse për të dy gjinitë ( gra-burra) gjë që e bëjnë Qendrën më funksionale dhe shumë të shfrytëzueshme për bashkatdhetarët tanë atje. Drejtori për Diasporë pasi vizitoi xhaminë dhe objektet përcjellëse të sajë, urojë dhe përshëndeti kryetarin Limani, kryesinë, imamin e nderuar dhe xhematin e kësaj xhamie me rastin e përfundimit të renovimeve, dhe fillimet e aktiviteteve në këtë objekt madhështor, drejtori i urojë dhe përgëzoi edhe në emrin e BIK-ut në emrin e organeve udhëheqëse të BIK, si dhe në emrin e myftiut Naim ef. Ternava, për këtë të arritur madhore në këtë Qendër.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…