Prishtinë, më 22 gusht 2023

Drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi në banesën e tij, kryetarin e xhamisë shqiptare “Bashkimi” në Kehl-Strasbourg të Gjermanisë, z. Murat Uka.

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, në bisedën e tij, theks të veçantë i kushtoi vlerës së xhamisë në mërgatë, e në veçanti xhamisë “Bashkimi”, si dhe punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai e uroi z. Uka për blerjen e objektit për xhami, si dhe falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.

Drejtori Simnica, në shenjë respekti dhe nderi, i dhuroi një dhuratë me libra kryetarit të xhamisë shqiptare “Bashkimi” Murat Ukës.

Z. Uka falënderoi drejtorin Simnica për vizitën, ndihmën e BIK-ut dhe nderin e ofruar, duke lutur Zotin për një mirëqenie sa më të mirë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…