Prishtinë, 26 maj 2021

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim anëtarin e Kryesisë së Xhamisë “Drita” në Prateln të Zvicrës, z. Rrahman Selmanin.

Drejtori Siminca i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu, falënderuan z. Selmanin dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Nga ana e tij, z. Selmani u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës. Ai po ashtu në këtë takim dorëzoi edhe parat e mbledhura për vitra dhe zekat, e që me këtë rast, drejtori Simnica ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…