Më 8 janar 2024, drejtori për Diasporë i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në takim nëpunësin dhe aktivistin e Qendrës Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork, Mustafë ef. Islamin.

Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, dhe shfrytëzoi rastin që ta njoh atë me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.

Nga ana e tij, nëpunësi dhe aktivisti, Islami, fillimisht falënderoi për pritjen dhe pas falënderoi drejtorin Simnica për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me Qendrën Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…