Prishtinë, më 8 janar 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga ministri për Çështje Fetare i Arabisë Saudite, shkëlqesia e tij, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen biseda të përzemërta dhe u diskutuan tema me inters të përbashkët lidhur me çështjet islame.

Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që të falënderojë Qeverinë e Arabisë Saudite, në krye me mbretin Selman bin Abdulaziz, si dhe princin e kurorës, Muhamed bin Selman, për përkrahjen e ofruar nga shteti i Arabisë Saudite, si në të kaluarën ashtu edhe tash për integrimin e vendit në institucionet ndërkombëtare. Ai gjithashtu falënderoi ministrin për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe shprehu gatishmërinë e plotë që ky bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, ministri Al Sheik, çmoi dhe vlerësoi lart vizitën e Myftiut Tërnava, duke theksuar kështu faktin se Arabia Saudite, çmon lart vullnetin dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri, duke i dëshiruar kështu prosperitet dhe zhvillim.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …