Prishtinë, 15 nëntor 2021

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim kryetarin e Qendrës Kulturore “Shtëpia e Paqes” të Zvicrës, z. Afrim Berisha.

Drejtori Siminca falënderoi z. Berishën dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Në këtë takim gjithashtu u bisedua edhe rreth shtimit të koordinimit me këtë qendër, por edhe me qendrat e tjera në Zvicër.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…