Prishtinë, më 23 tetor 2023

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame Shqiptare në Suedi, z. Armend Hasanin.

Drejtori Simnica e njohu z. Hasani me aktivitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë me aktivitetet që zhvillon Drejtoria e Diasporës. Ai e falënderoi atë dhe gjithë bashkatdhetarët tanë që gjenden në diasporë për kontributin e tyre që kanë dhënë dhe që janë duke dhënë për vendin në përgjithësi, por edhe për Bashkësinë Islame në veçanti. Z. Simnica tha se bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, kryetari Hasani e njohu drejtorin Simncia me aktivitetet që zhvillon Qendra e tyre, por edhe qendrat e tjera që janë nën ombrellën e saj. Ai përmes drejtorit Simnica uroi për rizgjedhjen e Myftiut Tërnava edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…