Më 03.02.2018, Ekrem ef. Simnica, drejtor për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, vizitoi qendrën islame shqiptare “Ballkan” në Minhen të Gjermanisë, ku përveç takimit me kryesinë e xhamisë në fjalë dhe njohjes me ta, ai mbajti ligjëratë para namazit të drekës. Ekrem ef. Simnica në fjalimin e tij, pasi që i përshëndeti xhematin në emër të BIK-ut dhe në emrin e Myftiut Tërnava dhe gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës, luti të Madhin Zot që të shpërblejë imamin Jakup ef. Muhamedi dhe kryesinë e qendrës “Ballkan” për kontributin e dhënë për Kosovën dhe për BIK-un në veçanti.

Ekrem ef. Simnica i informoi për të arriturat që ka shënuar Bashkësia Islame e Kosovës, si dhe për sfidat me të cilat po përballet ajo, i njoftoi gjithashtu edhe për mbarëvajtjen e punën në përgjithësi si në M.M.”Alaudin” ashtu edhe në Fakultetin e Studimeve Islame, si dhe në Institutut të hivzit dhe për mbarëvajtjen e aktiviteteve në BIK në përgjithësi.

Ekrem efendiu duke vlerësuar këtë vizitë si privilegj dhe nder, shfrytëzoi nga rasti që në emrin e BIK-ut t’i japë mirënjohje imamit të nderuar Jakup ef. Muhamedi, për kontributin, punën e palodhshme dhe

bashkëpunimin me vendlindjen dhe me BIK-un në veçanti. Ekrem efendiu i siguroi për gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për bashkëpunim me të gjitha qendrat shqiptare në mërgatë.

Më 4 shkurt, drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, vizitoi qendrën islame shqiptare “Islamischer Kulturyerein Asr e V” në Ingolstadt të Gjermanisë. ai raporton:

“Këtu mbërrimë para kohës së drekës. Këtu na pritën një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të xhamisë, kryesisë së xhamisë “Aser e V” dhe imamit të nderuar Xhelal ef. Kaloshi. Së pari vizituam hapësirat e xhamisë, ku pamë një ambient të mbajtur mirë e me kujdes, ku përfshiheshin disa salla dhe restorantin në të, nikoqirët na njohën me historikun e xhamisë, pastaj me aktivitetet që kanë organizuar në mbështetje të vendlindjes dhe për planet që kanë në të ardhmen.”

Para namazit të drekës, xhematit që ishin në numër të konsiderueshëm, iu drejtua Ekrem efendiu, i cili xhematin e kësaj xhamie e përgëzoi për punën e bërë, për angazhimin dhe kontributin e tyre në mërgatë, por edhe për vendlindjen.

Ekrem ef. Simnica në fjalimin e tij, pasi që i përshëndeti xhamtin në emër të BIK-ut dhe në emrin e Myftiut Ternava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës, foli për të arriturat që ka shënuar Bashkësia Islame e Kosovës si dhe për sfidat me te cilat po përballet. Ai edhe këtu para xhematit, e para Kryesisë së xhamisë, shprehu gatishmërinë e BIK-ut për bashkëpunim me xhamitë në diasporë. “Kryesia e BIK-ut për këtë qëllim ka themeluar edhe Departamentin për Diasporë, me të vetmin qëllim që të jetë sa më afër jush”, – tha Ekrem Efendiu. Xhemati u interesua të dinte për mënyrën e funksionimit të institucioneve të BIK-ut si Medreseja, FSI-ja e para së gjithash u interesua që të mësojë për Xhaminë Qendrore të Prishtinës. Ekrem efendiu u tha se sa i përket Xhamisë Qendrore janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme procedurale për nisjen e xhamisë.

Gallery Wordpress

Më 5 shkurt, Ekrem ef. Simnica, drejtor për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, vizitoi shoqatën kulturore islame “Al-Ihlas” në Salzburg të Austrisë. Ai raporton:

“Këtu mbërrimë para kohës së akshamit. Këtu na pritën ekskluzivisht kryesia e xhamisë “Al-Ihlas”, kryetari Minur Nuredini, nënkryetari z. Osman Sllamniku, ish-nxënës i MM.Alaudin në Prishtinë, si dhe një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të xhamisë me imamin e tyre Rijad ef. Ferati, i cili shërben si imam për disa muaj. Së pari vizituam hapësirat e xhamisë dhe hapësirat e objektit të cilin e kishin blerë për xhami dhe pjesën e lartë ku ishin duke punuar. Gjithashtu në pjesën e poshtme ku shfrytëzohet për falje, pamë një ambient të mbajtur mirë e me kujdes, aty përfshiheshin disa salla, kënd për literaturë dhe restoranti, nikoqirët na njohën me historikun e xhamisë, me angazhimet dhe peripecitë e paraqitura në rrugën e pagesës së objektit, si dhe me rrjedhat dhe aktivitetet rreth restaurimit të xhamisë. Sipas parashikimeve të tyre, para muajit të Ramazanit restaurimi do të përfundojë dhe objekti do jetë gati për kryerjen e riteve fetare. Pastaj më njohën me aktivitetet që kanë organizuar në mbështetje të vendlindjes dheme planet që kanë për të ardhmen.

Pas namazit të akshamit, xhematit që ishin në numër të konsiderueshëm, iu drejtua Ekrem efendiu, i cili xhematin e kësaj xhamie e përgëzoj për punën që kishin bërër e që bënin, për angazhimin dhe kontributin e tyre në mërgatë e sidomos për vendlindjen.

Ekrem ef. Simnica, në fjalimin e tij, pasi që i përshëndeti xhematin në emër të BIK-ut dhe në emrin e Myftiut Ternava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës, foli për të arriturat që ka shënuar Bashkësia Islame e Kosovës si dhe për sfidat me te cilat po përballet. Ai, edhe këtu para xhematit dhe para Kryesisë së xhamisë, shprehu gatishmërinë e BIK për bashkëpunim me xhamitë në diasporë dhe sidomos me xhaminë“Al-Ihlas” në Salzburg të Austrisë.

Kryesia e shoqatës kulturore islame “Al-Ihlas” në Salzburgtë Austrisë , në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për vizitën e drejtorit për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, e falënderuan dhe i shtruan një darkë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…