Prishtinë, 2 shkurt 2018

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e organizatës ‘Qatar Charity”

z. Mahmoud Abbas Shaker. Në ketë takim, Myftiu Tërnava njohu mysafirin me angazhimet dhe punën e BIRK-ut. Nga ana e tij, drejtori e organizatës “Qatar Charity” z. Mahmoud Abbas Shaker falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi lart angazhimin e BIRK-ut për organizimin e jetës fetare.

Po në këtë takim, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe drejtori i organizatës ‘Qatar Charity” z. Mahmoud Abbas Shaker nënshkruan marrëveshjen për plotësimin e ndërtimit të xhamisë së Matiçanit në lagjen Matiçan. Plotësimi i ndërtimit të kësaj xhamie ishte kërkesë e kamotshme e xhematit të xhamisë së Matiçanit dhe, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, kjo kërkesë, me lejen dhe ndihmën e Zotit, po realizohet.

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës shprehet e vendosur që, brenda mundësive të saj, t’u përgjigjet kërkesave e nevojave të xhematit në mënyrë që sa më mirë dhe më me komoditet t’i kryejnë adhurimet nëpër xhami.

Po sot, Myftiu Tërnava mbajti hytbenë e xhumasë në këtë xhami dhe njoftoi xhematin për këtë marrëveshje të arritur.

Imami dhe xhamti falënderuan Myftiun Tërnava për vizitën dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës së xhamive.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …