Payern, 18 maj 2019
Ekrem ef. Simnica-drejtor për Diasporë në Bashkësisë Islame të Kosovës, më 21.05.2019, vizitoi xhaminë Shqiptare të Payernit. Ai u shpreh: “
Falenderojmë imamin Avdullah ef. Thaqi dhe kryesinë e xhamisë me kryetarin Mehdi Shahini. Në emër të BIK-ut, në emër të organeve dhe institucioneve të tij dhe dhe në emrin e Myftiut Tërnava, i uruam për muajin e Ramazanit, duke e lutur të Madhin Zot për agjerim të pranuar. Gjithashtu i falënderova për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore: Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Allahu e shpërbleftë të gjithë për respektin dhe nderin e treguar ndaj nesh. Ne i njohëm mërgimtarët tanë me zhvillimet, të arriturat si dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi.
Mërgimtarët kërkuan që më shpesh të viztohen nga Kryesia e BIRK-ut.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…