Prishtinë, 18 prill 2019

Drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Ekrem Simnica priti sot në takim drejtorin e Arsimit të Ankarasë z. Tamer Kirbac, i cili shoqërohej nga drejtori i medresesë në Ankara z. Yasar Kemal dhe nga kryetari i prindërve të shkollës, njëherësh zëvendësdrejtor gjeneral i hekurudhave në nivel shtetëror të Turqisë z. Emin Tekbas.

Drejtori Simnica fillimish iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu me zhvillimet dhe të arriturat e institucionit të Medresesë. Ai po ashtu shprehu një falënderim të veçantë për mysafirët për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Bashkësinë Islame në përgjithësi, si dhe në veçanti për Medresnë “Alaudin”.

Ndërkaq, z. Tmaer Kirbac e falënderoi drejtorin Simnica për pritjen, si dhe premtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet medreseve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…