Prishtinë, 16 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, Dragashit dhe atë të Suharekës, në kuadër të takimeve rajonale me administratën dhe imamët e këshillave të BI-së. Në pritje të myftiut Tërnava në Prizren ishte kryetari i KBI, Besim ef. Berisha, në KBI të Dragashit Osman Sadiku dhe në Suharek Halim Shehu, të cilët e njohën myftiun me zhvillimet dhe punën që po bëhet në këto Këshilla.

Në të përveç tjerash u bisedua edhe për veprimtarinë e këtyre Këshillave, raportet Këshill imam dhe anasjelltas, veprimtaria dhe aktivitetet fetare, çështja e organizimit të Haxhit dhe Umres, çështja e pronave vakëfnore etj.

Myftiu Tërnava më tutje shprehi falënderime për punën dhe aktivitetin e imamëve që po zhvillojnë në terren duke lutur Zotin për mirëqenien dhe shëndetin e tyre.

Ai poashtu ka përgëzuar administratën dhe imamët pë punën dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga të gjithë imamët që gjatë kryerjes së detyrave të tyre, në raportin imam – Këshill – Kryesi, dhe anasjelltas, t’i përmbahen vijës institucionale dhe hierarkike të BIKR-ut, pastaj të ketë bashkëpunim në mes të imamëve, pra në nivel të duhur, si dhe të bëhet bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetare. Një theks të veçantë, Myftiu Tërnava i kushtoi edhe mënyrës së ligjërimit të imamëve para audiencës, pra paraqitjes së tyre publike. Ai tërhoqi vërejtjen që gjatë fjalimeve që ata mbajnë të jenë të matur e të kujdesshëm, dhe të ftojnë në rrugën e Zotit të tyre po sipas porosive të Krijuesit, pra me urtësi dhe këshilla të mira.

Një prej çështjeve që u diskutua ishte edhe largimi i të rinjëve nga Kosova. Myftiu Tërnava tha se ky është një shqetësim serioz, andaj ne si Bashkësi Islame, por edhe institucionet e tjera shtetërore, duhet bashkërisht të veprojmë, që ta përmirësojmë gjendjen dhe ta ndalojmë këtë ikje marramendëse nga Kosova.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…