24 shtator 2019
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Siminca, më datë 24 shtator 2019, vizitoi Qendrën Kulturore Shqiptare në Dusseldorf, në të cilën u prit nga imami Mensur ef. Halili, si dhe nga kryetar i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani. Drejtori Simnica përcjelli përshëndetjet nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga strukturat udhëheqëse të saj, nga Myftiu Tërnava, si dhe nga i gjithë populli i Kosovës. Ai i falënderoi shqiptarët për kontributin dhe ndihmën e dhënë për vendlindjen e tyre, si dhe potencoi se BIK-u është i përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin me xhamitë shqiptare në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë.