Drejtori i Diasporës kërkoi përkrahje nga Diaspora për aksionin “Sofra e Ramazanit 2020” Prishtinë, 17 prill 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica me një mesazh drejtuar imamëve dhe kryesive të xhamive në diasporë ka kërkuar nga ta që ta përkrahin aksionin “Sofra e Ramazanit 2020” Ai me këtë rast ka kërkuar që të mobilizohen të gjithë për ta mbështetur dhe përkrahur këtë aksion. Në mesazhin e tij thuhet: “Të nderuar! Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë humanitare që është krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka vendosur që nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, të ndërrmarë aksionin humanitar “Sofra e Ramazanit 2020”.Kërkojmë nga ju që, nëpërmjet formave të komunikimit që keni me xhematin, t’i njoftoni ata për aksionin e përbashkët, dhe nëpërmjet mënyrave të ndryshme ta organizonin mbledhjen e ndihmave për ta realizuar këtë aksion.”Me respekt,Drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIRK-utEkrem ef. Simnica