Prishtinë, 17 prill 2020

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica me një mesazh drejtuar imamëve dhe kryesive të xhamive në diasporë ka kërkuar nga ta që ta përkrahin aksionin “Sofra e Ramazanit 2020”

Ai me këtë rast ka kërkuar që të mobilizohen të gjithë për ta mbështetur dhe përkrahur këtë aksion.

Në mesazhin e tij thuhet:

“Të nderuar! Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë humanitare që është krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka vendosur që nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, të ndërrmarë aksionin humanitar “Sofra e Ramazanit 2020”.
Kërkojmë nga ju që, nëpërmjet formave të komunikimit që keni me xhematin, t’i njoftoni ata për aksionin e përbashkët, dhe nëpërmjet mënyrave të ndryshme ta organizonin mbledhjen e ndihmave për ta realizuar këtë aksion.”
Me respekt,
Drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIRK-ut
Ekrem ef. Simnica

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…