23 shtator 2019

Me datë 23 shtator 2019, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Siminica vizitoi xhaminë “Drita” në Shtutgard të Gjermanisë. Ai u prit nga kryetari i xhamisë Besim ef. Limani. Ata së bashku vizituan objektin e ri, si dhe inspektuan punimet në renovimin e objektit. Kryetari i xhamisë deklaroi se e mira e gjithë kësaj është se donacionet në material dhe në punë nuk po mungojnë dhe se komuniteti shqiptar po i kryen këto punë me punëtorët dhe firmat e tyre në baza vullnetare-bamirësie. Objekti përpos xhamisë ka edhe objektet përcjellëse, siç janë këndi për shitjen e librave, mësonjëtorja, bufeja, këndi për lojëra të fëmijëve dhe hapësirat tjera ndihmëse.

Në namazin e akshamit, drejtori Siminica u mirëprit nga imami i xhamisë Rexhep ef. Sylejmani, i shoqëruar nga kryetari i xhamisë Besim ef. Limani dhe nga një grup i xhematit. Kryetari Limani e njohu me aktivitetet e Qendrës Islame Shqiptare “Drita”, duke theksuar se kjo është një qendër humanitare-fetare, e cila nuk i takon asnjë partie politike dhe se nuk identifikohet me ndonjë ideologji ekzistuese. “QISH është organizatë islame e cila kryesisht angazhohet për t’ua krijuar kushtet e nevojshme besimtarëve myslimanë për realizimin e detyre të tyre fetare dhe për kultivimin e vlerave të tyre kombëtare. QISH me krenari feston traditën e saj tashmë 20 vjeçare, gjë që asaj ia siguron të drejtën e pjesëmarrjes në grupin e qendrave më eminente islame shqiptare në perëndim. Kjo qendër është organizatë e regjistruar dhe e vetmja kompetente për popullatën shqiptare në Baden. Kjo qendër boton edhe revistën “Drita islame”, e cila përveç temave fetare përmban edhe tema të ndryshme aktuale dhe shkencore,” – tha ndër të tjerash kryetari Limani.

Në xhaminë “Drita” më pas u organizua një tribunë, në të cilën për një fjalë rasti u paraqit edhe drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Siminca, i cili i njoftoi me rrjedhat dhe mbarëvajtjen e punëve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për situatën e përgjithshme në Kosovë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…