Drejtori i Diasporës Ekrem ef. Siminca priti në takim z. Hajrush Haxhollin Prishtinë, 05 gusht 2020 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim anëtarin e xhamisë DAI në Gjermani, Hajrush Haxhollin, i cili shoqërohej nga imami Ekrem ef. Ahmeti. Drejtori Siminca falënderoi z. Haxhollin dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje. Nga ana e tij, z. Haxholli u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës. Ai po ashtu në këtë takim dorëzoi edhe parat e mbledhura për kurban në këtë vit, e që në përgjithësi, diaspora këtë vit ka tubuar 1220 kurban.