Drejtori për Diasporë z. Simnica ka qëndruar në diasporë, në Zvicër dhe në Gjermani, nga data 02-07.11.2017.

Drejtori për Diasporë mr. Ekrem Simnica, njëherit përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës, mori pjesë në promovimin e librit me titull “TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844- 1999”, të autorit Nusret Pllana, i përkthyer në 9 gjuhë botërore dhe i promovuar në mbi 50 qendra të ndryshme të botës. Promovimi ishte i organizuar në xhaminë “Xheneti” në St.Gallen të Zvicrës.
Në xhaminë e St.Gallen të Zvicrës, u bë promovimi i librit në mënyrën më të mirë të një organizimi të mundshëm. Promovimi i librit në fjalë ishte organizuar nga kryesia e kësaj xhamie, nën udhëheqjen e imamit Fehim ef. Dragusha, imam i kësaj xhamie. Ishin të pranishëm përveç përfaqësuesit të Bashkësisë Islame të Kosovës Ekrem ef. Simnica, drejtor i Drejtorisë për Diasporë, edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Shqipëria etj..
Në këtë manifestim shumë të suksesshëm me karakter kombëtar e kulturor, merrnin pjesë edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Bern, dr. Salih Sefa, pastaj veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare, anëtarë të familjeve patriotike të persekutuar me dekada nga regjimet fashiste serbe dhe shumë veprimtarë të tjerë shqiptarë anembanë trojeve tona etnike .
Në fjalën e tij përshëndetëse, nikoqiri mr. Fehim ef. Dragusha, pasi foli për jehonën e këtij libri dhe autorin e saj, potencoi:
“Ai që nuk e njeh e nuk e do historinë e vet, nuk është shqiptar!“.
Me fjalë përshëndetëse u paraqitën dr. Salih Sefa, mr.Ekrem Simnica, z. Deli Gërvalla, si dhe të pranishëm të tjerë, përfshirë edhe xhematin e këtushëm, të cilët vlerësuan lart kontributin e këtijë libri dhe të filmit dokumentar për krushjanët “Dëshmit e heshtura”, por edhe kontributin e imamit të nderuar, Dragushës dhe kryesisë së xhamisë “Xheneti” në Sangallë për organizimin e këtij evenimenti dhe kontributin e dhënë.
Në fjalën e tij, i dërguari nga Bashkësia Islame e Kosovë, mr. Ekrem Simnica, drejtor i Drejtorisë për Diasporë, falënderoi në mënyrë të veçantë autorin në emrin e Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve dhe organeve të saj, në emrin e Myftiut Naim ef. Tërnava dhe në emrin e tij personal për këtë vepër madhore dhe për punën kolosale që bëri dhe po bën me projektin e tij. Kjo punë është madhore, sepse paraqiti dhe dëshmoi edhe me foto autentike dhunën, masakrat, terrorin, helmimet, gjenocidin dhe shfrenimet shtazarake individuale e institucionale të vazhdueshme të pushtuesve serbë ndaj shqiptarëve për një shekull e gjysmë. Z. Simnica përgëzoi edhe organizatorët e këtij promovimi, kryesinë e xhamisë “Xheneti” dhe xhematin që kontribuuan rreth organizimit dhe për ndihmën së ofruar e në veçanti përgëzoi imamin Fehim Dragusha për punën e palodhshme këtu në St. Gallen e më gjerë.
Njëherësh mr. Ekrem ef. Simnica, drejtor i Drejtorisë për Diasporë kërkoi që edhe imamët e qendrave të tjera të ndjekin rrugën e imamit Dragusha që t’i mundësojnë autorit të librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” promovimin edhe në qendrat e tjera dhe njëherësh përhapjen e së vërtetës për terrorin serb, të ushtruar me shekuj ndaj popullit shqiptar. I sygjeroi autorit z. Pllana që mundësisht të inkorporohet në ribotim të librit të tij edhe materiali i monografisë së botuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ”Imamët Dëshmorë-Shehidë në Luftën e Fundit në Kosovë 1989/1999”.
Më 04.11.2017, mr. Ekrem ef. Simnica, drejtor i Drejtorisë për Diasporë udhëtoi për në Gjermani, në Vaigarten – Revenburg në qendrën kulturore shqiptare “Albi”, në kuadër të kësaj qendre është edhe xhamia të cilës i prin Driton ef. Morina. Pritja ishte e ngrohtë nga imami i nderuar, kryetari i qendrës kulturore shqiptare “Albi” z. Jashar Pepaj nga Istogu dhe nga anëtarët e tjerë të kryesisë dhe xhematit t mrekullueshëm.
Qendren kulturore shqiptare “Albi” u themelua në mars të vitit 2016, me nismën e një grupi të rinjsh shqiptarë. Në këtë qendër, krahas aktiviteteve kulturore, ka edhe aktivitete me karakter fetar e shpirtëror. Duke parë nevojën e madhe që ka në radhë të parë komuniteti ynë, pastaj edhe komunitetet e tjera myslimane në këtë qytet, themeluesit vendosën që kësaj qendre t’i japin karakter ndërkombëtar.
Se këndejmi, kryesia e kësaj qendre përpiqet t’i mbajë vlerat kulturore dhe ato të besimit te komuniteti ynë dhe njëkohësisht t’i bartin ato te brezat e ardhshëm, kështu që pasardhësit tanë të mund të ruajnë mesataren duke u integruar e duke u përshtatur në shoqërinë ku jetojnë, pa harruar kulturën e origjinës dhe pa u asimiluar krejtësisht.
Objekti përbëhet nga klasa për mësim, salla e evenimenteve, zyra administrative, zyrat administrative, kuzhina, dy salla faljeje (adhurimi) për meshkuj dhe femra si dhe vendet për abdes. Në kuadër të sallave për adhurim, është edhe biblioteka për nevojat e lexuesve të komunitetit.
Në xhaminë “Albi” , pas faljes së namazit të akshamit dhe namazit të jacisë, u bë njohja me kryetarin e xhamisë dhe anëtarët e kryesisë, njëherit u zhvillua një bisedë vëllazërore duke shpresuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe shoqatës në fjalë.
Edhe në xhamin “Albi” u bë promovimi i librit të dr. Nusret Pllanës me titull “Terrori i Serrbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”
Në këtë manifestim, morën pjesë përveç përfaqësuesit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, drejtor i Drejtorisë për Diasporë, z. Baki Mustafa, kryetar i shoqatës “Pavarësia” njëherit edhe kryetar i xhamisë në Shtutgart, imami Hasbi Sylejmani, z. Besim Limani kryetar dhe Rexhep Sylejmani imam në xhaminë tjetër në Shtutgart dhe një numër i kryesisë së kësaj xhamie, si dhe një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Shqipëria etj.
Fjalën përshëndetëse dhe udhëheqjen e këtij evenimenti e mbajti imami i nderuar z. Driton ef.Morina, i cili foli rreth librit në fjalë dhe autorit të tij. Driton efendiu gjithashtu bëri një rezume rreth aktiviteteve të qendrës “Albi” dhe mbarvajtjes së punëve dhe aktiviteteve në këtë qendër. Rreth qendrës dhe organizimit, foli edhe kryetari z. Jashar Popaj. Këtë aktivitet si dhe atë në Sangallë e përcolli gazetari i mirënjohur nga Shqipëria z .Ferdinandi edhe në emër të Radio Televizionit të Kosovës.
Fjalë rasti në këtë promovim përveç autorit të librit z.Pllana, imamit z. Driton ef.Morinës, u paraqitën edhe drejtori për Diasporë z.Ekrem Simnica, kryetari i shoqatës “Pamvarësia” në Shtutgartt z. Baki Mustafa, përfaqësuesi i familjes Kiqina etj.
Drejtori për Diasporë z.Ekrem Simnica,uroi dhe përshëndeti autorin dhe pjesëmarrësit e në veçanti uroi dhe përshëndeti organizatorët e këtij evenimenti në xhaminë “Albi” në emër të BIK-utdhe në emrin e Myftiut Tërnava, si dhe në emër të mbarë komunitetit shqiptar mysliman në vendlindje dhe diasporë. Falënderoi Imamin Driton ef. Morina dhe uroi për punën dhe aktivitetin e tij në shërbim të mërgimtarëve tanë, falënderoi gjithashtu edhe kryetarin z. Jashar Popaj, kryesinë e xhamisë dhe mbarë xhematin që kontribuuan për organizimin.
Përveç pjesëmarrjes në këto dy aktivitete, drejtori për Diasporë Ekrem efendiu gjatë qëndrimit në Zvicër vizitoi edhe disa qendra islame të themeluara nga bashkëkombësit tanë që jetojnë e punojnë në Zvicër.

Gallery Wordpress

Më 05.11.2017 vizitoi xhaminë” Saber” në Vinternthurn të Zvicrës, xhami e cila është themeluar këta muajt e fundit megjithëqë në Vinterthurn janë edhe dy xhami të tjera shqiptare. Kjo xhami ishte në themelim e sipër, bashkatdhetarët tanë sapo kishin marrë me qira objektin të cilin po e adaptonin për qendër islame.
Sipas imamit Shaban Aziri,i cili kishte ardhur për të shërbyer për kohë të caktuar objekti deri tash u kishte kushtuar mjaft, por hapësira ishte e mjaftueshme, objekti përpos xhamisë ka edhe objekte përcjellëse, siç janë: këndi për shitjen e librave, mësonjëtorja për mësimbesim, bufe dhe hapësira të tjera ndihmëse, gjë që e bëjnë qendrën më funksionale dhe më të shfrytëzueshme nga bashkatdhetarët tanë atje.
Pas faljes së namazit të akshamit, xhematit iu drejtua Ekrem efendiu, i cili pasi i përshëndeti në emrin e Myftiut dhe të Kryesisë së BIK-ut dhe i uroi për themelimin e qendrës, i përgëzoi për kontributin e dhënë dhe u foli për rëndësinë që ka xhamia në Islam. Ekrem efendiu u ndal edhe te roli dhe kontributi i organizimit të diasporës shqiptare. Ai, po ashtu foli edhe për kontributin që ka dhënë mërgata jonë për vendlindjen në të gjitha fazat që ka kaluar populli ynë si në Kosovë, në Maqedoni dhe në trojet e tjera shqiptare. Ai të pranishmëve u tha se do kenë përkrahjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e BIK-ut, të institucioneve dhe të organeve të tij.
Për namazin e jacisë Ekrem efendiu vizitoi edhe xhaminë “ Mesxhid Nur” në Frauenfeld. Drejtori Simnica pas namazit iu drejtua xhematit me një fjalë rasti duke përcjellë përshëndetje nga BIK-u, njëherit i përgëzoi edhe për punën e tyre të madhe që janë duke e bërë në ndërtimin e qendrës së re. Drejtori për Diasporë Ekrem Simnica ishte në vizitë edhe për të parë punimet e kryera në qendër. Objekti kishte marrë formën e saj dhe ishte në përfundim e sipër edhe në brendinë e saj. Puna e këtij xhemati të mrekullueshëm është shumë madhore dhe është për t’u vlerësuar kur dihet se gurthemeli i kësaj qendre është bërë vetëm para një viti.
Drejtori për Diasporë shfrytëzoi nga rasti të vizitonte edhe afaristin e dalluar në Cyrih z. Ankebut Iballi nga Shtimja, aktivist dhe veprimtar, i cili komunitetit mysliman shqiptar u ofron përkrahje në lidhje me çështjet bashkëkohore fetare. Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, drejtori për Diasporë i dha mirënjohje.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…