Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Në interesim të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve tanë përkitazi me procedurën për përgatitjet rreth nisjes së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor- projektin kryesor për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë. Ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIRK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë.