Prishtinë, 2 nëntor 2017

Myftiu Tërnava priti në takim profesoreshën nga Universiteti Durham, znj Abdelsalam Fhea Prishtinë, 2 nëntor 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim profesoreshën nga Universiteti Durham, znj Omneya Abdelsalam Fhea. Në këtë takim Myftiu Tërnava e njohu mysafiren me historikun e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës si dhe me zhvillimin e jetës fetare në Kosovë. Ai tha se BIRK-u rol të veçantë i ka kushtuar zhvillimit të arsimit, ka medresenë Alauddin në Prishtinë, institucione të hifzit, si dhe arsimin e lartë, pra, Fakultetin e Studimeve islame me programin bachelor dhe atë master. Nga ana e saj, mysafirja nga Universiteti Durham, znj. Omneya Abdelsalam Fhea, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen si dhe çmoi kontributin e Myftiut dhe të BIRK-ut për avancimin dhe prosperitetin e Kosovës si dhe për rolin që ka BIRK-u në promovimin e paqes dhe të arsimit në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…