Prishtinë, 2 nëntor 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim ministren e shtetit të landit të Bavarisë për Punë, Mirëqenie Sociale, Familje dhe Integrim znj. Emilia Mueller, e cila shoqërohej nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt. Myftiu Tërnava fillimisht mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje dhe i njohu me historikun, organizimin dhe aktivitetin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Myftiu po ashtu falënderoi shtetin dhe qeverinë gjermane për ndihmën e pakursyer që kanë dhënë dhe po japin në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Myftiu Tërnava tha se BIRK-u vazhdimisht është interesuar që të punojë që Kosova të jetë një ambient i qetë dhe se marrëdhëniet dhe toleranca ndërfetare në Kosovë janë model që edhe vendet të tjera ia kanë lakmi. Myftiu Tërnava kërkoi gjithashtu që shteti gjerman të vazhdojë ta ndihmojë popullin e Kosovës si dhe të punojë për integrimin e saj në organizma ndërkombëtarë.

Nga ana e saj, ministrja e shtetit të landit të Bavarisë, për Punë, Mirëqenie Sociale, Familje dhe Integrim znj. Emilia Mueller shprehu falënderime për mikpritjen nga ana e Myftiut Tërnava dhe çmoi kontributin dhe angazhimin permanent të BIRK-ut, që po jep si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në të jashtëm për ndërtimin e paqes dhe mirëqenies së përgjithshme të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…