Prishtinë, më 21 prill 2022

Në vazhdën e vizitave të rregullta, më 21 prill 2022, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, vizitoi për iftar xhaminë shqiptare në Cyrih, xhamia e parë shqiptare në Zvicer, ku u prit nga imami Nebih ef. Rexhepi, kryetari, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.

Përfaqësuesi i BIK-ut, mbajti edhe një ligjëratë me këshilla dhe mësime rreth dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan, para namzit të jacisë. Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai me këtë rast përcolli urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, duke lutur Allahun që të na i pranoj ibadetet dhe adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji. Drejtori Simnica në ligjëratën e tij falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.

Ndërsa imami Fadil ef. Musliu mbajti ligjërat rreth dobive të dhjetënetëshit të fundit të Ramazanit, dhënies së sadakasë, zekatit etj., për t’iu prirë më pas për namazin e jacisë dhe të teravive në xhaminë e Fribourgut.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…