Prishtinë, më 22 prill 2022 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare nga Arabia Saudite shtroi iftar në kuadër të  projektit “Shporta e Ramazanit iftar për agjëruesit” në ambientet e MM Alauddin në Prishtinë.

Në këtë iftar mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava më bashkëpuntorë, përfaqësues të Ministrisë së Vakëfeve nga Arabia Saudite, imamë, profesorë të FSI-së profesorë të Medresesë Alauddin, mualime dhe nëpunës të tjerë të BIK-ut.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Myftiu Tërnava, i cili uroi të pranishmit për dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, duke lutur Zotin xh.sh., që duatë dhe lutjet tona t’i pranojë.
Ai më pas falënderoi përzemërsisht Mbretërinë e Arabisë Saudite, gjegjësisht mbretin Selman bin Abdulaziz për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Bashkësisë Islame dhe shtetit të Kosovës. “Dua të falënderoj popullin dhe qeverinë e  Arabisë Saudite për ndihmat e vazhdueshme që i ka dërguar Kosovës si ato para luftës, po ashtu edhe për ato pas luftës. Në bashkëpunim dhe në koordinim ndërmjet BIK-ut dhe Arabisë Saudite kemi ndihmuar mbi 400 familje nevojtare  me pako ushqimore. BIK-u është mirënjohëse për ata se çfarë ka bërë, por edhe në atë se çfarë është duke bërë si në ndihma humanitare ashtu edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të huaja.” – tha Myftiu Tërnava, duke falenderuar nëpunësit e BIK-ut për mundin dhe aktivitetin e ndryshme brenda muajit të Ramazanit, duke potencuar se vetëm duke qenë të bashkuar ecim drejt sukseseve të reja. Ai në veçanti përmendi rolin e mualimeve dhe të Departamentit të Gruas, që në krahasim me të kaluarën, kanë luajtur rol shumë të madh në edukimin e brezit të ri dhe kalitjen e ndjenjës së njerëzimit në zemrën dhe shpirtin e filizave të rinj e gjeneratave të reja.

Ai po ashtu këshiloi që të shtojmë ibadetet edhe në këto pak ditë e netë të Ramazanit që na kanë mbetur. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…