Delegacioni i BIK-ut vizitoi qendrat islame në Zvicër Prishtinë, më 14 mars 2023 Delegacioni i BIK-ut i përbërë nga drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica dhe kryetari i BI-së së Prishtinës, Hetem ef. Sopjani, vazhduan aktivitetet e tyre në qendrat islame shqiptare në Zvicër. Më 12.03.2023, delegacioni qëndroi në mesin e besimtarëve shqiptarë duke ligjëruar dhe përcjellë mesazhe edhe nga vendlindja, gjegjësisht nga BIK-u dhe kryetari i saj, Myftiut Naim ef. Tërnava. Delegacioni fali namazin e akshamit dhe ligjëroi në qendrën “Shoqata dhe Qendra Kulturore Drita” në Moudon. Ndërsa namazin e jacisë e falën dhe ligjëruan para xhematit të “Shoqatës Kulturore Myslimane të Payernit”. Delegacioni ynë falënderoi të gjithë besimtarët për mikpritjen e ngrohtë, në veçanti Emin ef. Mersimin dhe h. Mehdi Shahinin për angazhimin dhe organizimin e mrekullueshëm.