Të dielën, më 26 prill 2015, në kryeqytetin e Zvicrës-Bernë, u përurua Shtëpia e feve (Haus der Religionen) për dialog të kulturave, në kuadër të së cilës është edhe objekti i xhamisë, e që do të shërbej për kryerje e riteve fetare për komunitetin mysliman.

Përveç shumë të pranishmëve nga nacionalitetet e ndryshme, aty qenë edhe ambasadorja e ShBA-ve, Suzan LeVine, imami i kësaj xhamie Mustafa ef. Memeti, pastaj këshilltarë nga Komuna e Bernës, drejtoresha e Qendrës së Religjioneve, e gjithashtu edhe përfaqësuesi nga BIK-u, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Siminca, i cili shoqërohej edhe nga anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Ilimi Krasniqi, myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Osmani, si dhe nga shumë të ftuar të tjerë.
Shtëpia e Feve në Bernë është një vend unik në botë, pasi që në të njëjtin objekt janë vendosur faltoret e pesë fe të ndryshme të botës: myslimanëve, alevitëve, budistëve, krishterëve dhe hindusëve.{gallery}bernshf{/gallery}

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…