Prishtinë, 10 janar 2020

Më 10 janar, shoqata humanitare “BEREQETI”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, edhe në këto ditë të ftohta dimri vazhdon të jetë në krahë dhe ndihmë familjeve në nevojë. Dega e Bereqetit në Prizren  njoftojnë se  janë duke  bërë furnizimin e familjeve në nevojë me veshmbathje edhe gjatë këtij sezoni dimëror. Kurtish ef. Hoxhaj-koordinator i Bereqetit së degës së Bereqetit në  Prizren tha se nevojat janë më të mëdha se mundësit, por ne po mundohemi që t’u dalim ne ndihmë familjeve më me nevojë  gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri dhe vetëm gjatë këtyre ditëve kemi ndihmuar 13 familje  me veshmbathje, jorganë dhe artikuj ushqimorë.  Ai falënderoi po ashtu donatorët nga vendi dhe diaspora të cilët kanë ndihmuar dhe përkrahur aktivitetet e Bereqetit në Prizren e të cilët janë të shumtë. Gjatë aktivitetit të vitit të kaluar Bereqeti në këtë komunë ka ndihmuar më shumë se 3000 familje me gjëra ushqimore, veshmbathje, pako higjienike e gjëra të tjera të nevojshme  dhe ka  rregulluar 4 shtëpi. Mbi 1500 fëmijë ka arritur t‘i gëzojë me dhurata e lodra  për festa dhe janë 450 nxënës, të cilët  kanë përfituar çanta dhe pajisje të tjera  shkollore. Po ashtu gjatë vitit që sapo lamë pas “Bereqeti” dega në Prizren ka vizituar mbi 20 institucione  publike, si shkolla, shoqata, OJQ duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e saj.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…