Tash e sa vite, Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani, Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, e radhit në mesin e personaliteteve më me ndikim në botën islame. Në edicionin e vitit 2020, Myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, gjë kjo që dëshmon për angazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës. Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për Myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.
-
UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T… -
Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Bunjaku
Prishtinë, më 27 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër… -
U mbajt Mevlud në Xhaminë e Çarshisë
Prishtinë, më 26 shtator 2023 Me këndim të Kuranit, ilahive, kasideve dhe ligjëratës kusht…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T…