11 ari truall lihen vakëf në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës në Malishevë

Prishtinë ,10  janar 2020

Më  10 janar 2020 Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë ju dhuruan 11 ari tokë nga Shemsi Feriz Mazreku (dhuroi dy troje nga katër ari) dhe Njazi Feriz Mazreku (dhuroi një truall tre ari). Kjo tokë është lënë vakuf për shpirt të Feriz Met Mazrekut dhe Osman Met Mazrekut.
Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës  dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë falënderojnë dhe u janë mirënjohës dy bamirësve. Me këtë rast, kryetari i KBI-së së Malishevës Xhevat ef. Kryeziu ka shprehur falënderime për vakëflënësit duke lutur Allahun xh.sh. që kjo dhuratë me vlera të larta të pranohet si sadaka e rrjedhshme (sadakatul xharije) për ta dhe familjet e tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…