Bereqeti në Vushtrri ndan pako me mish kurbani për shoqatën e të verbërve, Handikos, shoqatën e të burgosurve politikë, shoqatën Martirët e Lirisë dhe për organizatën për pastrimin e qytetit “Uniteti”
Prishtinë,6 shtator 2019
Shoqata humanitare “Bereqeti”, në vazhdën e aktiviteteve të saj ka vazhduar me shpërndarjen e mishit të kurbanit në Vushtrri.
Sadik ef.Hasani koordinator i Bereqetit në Vushtrri tha se një aksion humanitar për anëtarët e shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar është realizuar sot në Vushtrri, kemi shpërndarë 40 pako mish të kurbanit për anëtarët e saj.
Po ashtu ai tha se Bereqeti ka ndihmuar me pako me mish kurbani shoqatën e të burgosurve politikë, shoqatën Martirët e Lirisë, për organizatën për pastrimin e qytetit „ Uniteti“, edhe për shumë familje të tjera.
Ai tha se Bereqeti vazhdimisht u ka dalë në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike si dhe kategorive të tjera sociale.